Kronike
Inflacioni, Europa në protesta

Evropa është në grahmat e një vale grevash, të shkaktuara nga kriza energjetike dhe kostoja e lartë e jetesës, të cilat po shtyjnë qindra mijëra njerëz të demonstrojnë në të gjithë Kontinentin e Vjetër.
Duke nisur nga kryeqyteti politik i Evropës, Brukseli, ku 15 mijë njerëz marshuan për të protestuar kundër çmimeve të larta të energjisë, duke kërkuar rritje të pagave për të luftuar inflacionin që po rëndon ekonomitë evropiane. Greva pati pasoja të mëdha në transportin publik në kryeqytetin belg dhe zonën përreth.
Protestat kundër inflacionit dhe kostove të larta të jetesës u zhvilluan edhe në rrugët e shumë qyteteve italiane, duke përfshirë Napolin, Romën dhe Milanon, pas miratimit të ligjit të diskutueshëm të buxhetit nga qeveria Meloni, i cili sipas sindikatave dhe protestuesve nuk ofron mbrojtje të mjaftueshme për klasën e mesme.
As Mbretëria e Bashkuar, e cila pretendon një autonomi më të madhe në krahasim me anëtarët e tjerë të Bashkimit Evropian, pas Brexit, nuk është imune ndaj kësaj vale grevash që zgjat prej disa muajsh dhe që ka përfshirë infermierë, zjarrfikës dhe sektorin e transportit.
Në Londër, protestat kanë paralizuar sistemin hekurudhor mbi të gjitha, me një lëvizje sociale të ndjekur veçanërisht përgjatë Kanalit të La Manshit dhe që mund të bëjnë kërdi të madhe në festat e Krishtlindjeve për shumë anglezë.
Edhe Franca pret protesta gjatë festive nga sektori hekurudhor, i cili kërkon paga më të larta

