Connect with us

Kronike

Rikthehet virusi në Kinë

Kina po përballet me një valë të re të rasteve me Covid. Teksa frika po rritet, dhe po rriten edhe radhët e arkivoleve në krematoriume. Nuk ka më vend për trupa, të paktën sipas disa zërave. Zyrtarisht, të dhënat e publikuara nga autoritetet flasin për vetëm pesë vdekje në dy javët e fundit vetëm në Pekin, ku pothuajse 40% e 22 milionë banorëve kanë dalë pozitivë. Por këto shifra nuk e bindin komunitetin shkencor ndërkombëtar. Sipas raporteve nga agjencitë ndërkombëtare, si Reuters ose Bloomberg, “20 ose 30 trupa” transportohen kolektivisht çdo ditë drejt krematoriuneve për tu djegur.

Që kur Pekini filloi të heqë kufizimet në vend, pas protestave kundër bllokimeve, infeksionet janë rritur ndjeshëm. Politika zero-Covid nuk është mbajtur dhe spitalet tani janë nën stres. Po shtohen shtrimet edhe në terapitë intensive. Sistemi shëndetësor kinez është në vështirësi të mëdha. Rezervat e gjakut dhe barnave po mbarojnë, edhe për shkak të vonesave të dërgesave.

Njerëzit që në shenjat e para të etheve ose të ftohtit izolohen dhe karantinohen. Disa virologë vlerësojnë se 60% e kinezëve mund të infektohen në muajt e ardhshëm. Mbi dy milionë vdekje të reja nga Covid që pritet të mbërrijnë, po frikësojnë njerëzit. Rritja e rasteve i atribuohet shkallës së ulët të vaksinimit në mesin e moshës mbi 80-vjeçare dhe njerëzve të dobët që preferojnë ilaçet tradicionale kineze.

Me 85% të popullsisë të mbuluar nga katër dozat e vaksinimit dhe me 60% mbulim antiviral, numri i vdekjeve mund të reduktohet me më shumë se një të katërtën e vlerësimeve, midis 26% dhe 35%, sipas studimit të financuar , pjesërisht, nga Qendra e Kinës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe qeveria e Hong Kongut. Ndërkohë, Covid-19 me variacionet e tij po rikthehet për të ngritur kokën.

youtube.com/watch?v=xh3IsPDquHI

Advertisement