Kronike
Festa kthehet në kaos

Festa e madhe e miliona tifozëve, e organizuar në Buenos Aires për futbollistët argjentinas që fituan Kupën e Botës në Katar është kthyer në kaos të vërtetë. Në të gjithë zonën përreth Obeliskut ka pasur përleshje, përplasje me policinë, thyerje xhamash dhe grabitje.
Autoritetet argjentinase flasin për rreth tridhjetë të plagosur. Disa prej tyre janë transportuar në spital me lëndime të shumta më së shumti për shkak të rënies nga semaforët apo ura. Flitet për shumë të arrestuar. Me mbërritjen e autobusit të hapur me Messin dhe shokët e tij në qendër të metropolit, turma u çmend. Disa sulmuan duke u përpjekur të hynin në autobusin e kampionëve të tyre heronj.
Aksidenti më spektakolar përfshin dy tifozë, të ulur me këmbët e tyre në parapetin e një ure dhe që tentuan të hidheshin brenda autobusit të kombëtares. Nëse njëri prej të dyve arriti me sukses, tjetri u përplas me forcë në pjesën e pasme të mjetit, duke përfunduar në asfalt dhe ndodhet në rrezik për jetën.
Vlerësohet se në qytetet e të gjithë Argjentinës, më shumë se 5 milionë njerëz dolën në rrugë.

