Connect with us

Kronike

Zelensky në Kongresin Amerikan

“Faleminderit Shtetet e Bashkuara, presim ‘Patriotët’ Një ovacion i vërtetë për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kongresin Amerikan, ku ai mbajti një fjalim në një seancë të përbashkët të Dhomës dhe Senatit. Me këtë udhëtim të parë jashtë vendit që nga fillimi i luftës, Zelensky – ndër të tjera – donte të mohonte përpjekjet ruse për të demonstruar se marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Ukrainës po “ftohen”.

Ai gjithashtu shfrytëzoi rastin për të shpjeguar se cila është, sipas tij, situata reale në Ukrainë. “Çdo pëllëmbë toke në Ukrainë është e zhytur në gjak, bombat shpërthejnë çdo orë, në Donbass lufta është e ashpër, por po rezistojmë” – tha Zelensky Ai i dorëzoi një flamur të Ukrainës me nënshkrimet e trupave të Kievit, Kryetares së Dhomës, Nancy Pelosi dhe Zëvendës Presidentes së SHBA, Kamala Harris. “Taktikat ruse janë primitive, ato shkatërrojnë gjithçka.

Por ne nuk do të dorëzohemi kurrë, jemi gjallë dhe po luftojmë” – tha presidenti ukrainas Më parë, ishte presidenti Joe Biden ai që i uroi mirëseardhjen Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë teksa mysafiri shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Uashingtonit dhe popullit amerikan, mbështetje e cila u shpërblye me 1.85 miliardë dollarë ndihmë të re ushtarake. Pjesë e paketës më të fundit ushtarake të Amerikës është bateria e lakmuar e raketave Patriot, sistemi më i avancuar i raketave tokë-ajër që Perëndimi i ka ofruar ndonjëherë Ukrainës. Një paralajmërim i rrezikshëm erdhi menjëherë nga Moska, e cila e quajti premtimin amerikan, shenjë e përshkallëzimit të luftës.

Advertisement