Connect with us

Kronike

Renea “blindon” Fushë Kuqen

FNSH dhe RENEA kanë zhvilluar kontrolle në shtëpinë e bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur prej 5 muajsh. Kontrolli është ushtruar orët e para të mëngjesit te kesaj te hene në shtëpinë e Martinajt në Fushë Kuqe të Kurbinit.

Kontrolli vjen në funksion të hetimeve që po kryhen mbi zhdukjen e 40-vjeçarit, dhe ngjarjeve të tjera kriminale në këtë zonë, por ende nuk ka asnjë detaj. Përveç kontrolleve në shtëpinë e Ervis Martinajt, objekt i kontrolleve të forcave të policisë janë edhe banesa dhe ambiente të tjera, përfshirë të njohur dhe familjarë të tij, përmes së cilave synohet të sigurohen prova për t’i dhënë një përgjigje fatit të Martinajt.

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të këtij viti. Gjatë kësaj periudhe policia ka kryer disa kontrolle në kërkim të tij në qytete të ndryshme, operacione të cilat janë mbajtur diskrete

Advertisement