Kronike
Luftë edhe për Krishtlindjet

Në Ukrainë lufta nuk ndalet as për Krishtlindje. Trupat e Kievit zmbrapsën dje disa sulme ruse në vende të ndryshme në rajonin e Kharkiv, në Lugansk dhe në rajonin Donetsk. Njoftimi u bë nga shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës, duke raportuar gjithashtu se ushtria ruse ka lëshuar 90 raketa, duke shkaktuar viktima civile dhe duke prekur infrastrukturën.
Permes një mesazhi urimi, Presidentit Zelensky u shpreh: Ne nuk presim për ndonjë mrekulli në këto Krishtlindje. Mrekullitë do ti krijojmë vetë”, duke vënë gjithashgtu në dukje se këtë vit të gjitha festat kanë “një shije të hidhur” për ukrainasit për shkak të luftës.
“Në këto festa ne takohemi në rrethana të vështira. Po I kalojmë kKrishtlindjet në robëri. Por ne betohemi se do t’u kthejmë lirinë të gjithë fëmijëve, burrave dhe grave ukrainase” – përfundoi lideri ukrainas.

