Connect with us

Kronike

Berxulla kerkon ndihmë nga SHBA

Me thirrjet ‘Do t’i mbrojmë shtëpitë tona me gjak’ banorët e Bërxullës, banesat dhe pronat e të cilëve preken nga ndërtimi autostradës Thumanë-Kashar, kanë protestuar kete te hene para ambasadës amerikanë në Tiranë.

Prej rreth 90 ditësh, ato po protesjonë duke kundërshtuar ndërtimin e aksit Thumanë-Kashar, sepse sipas tyre prona nuk po vlerësohet sa duhet dhe mbi të gjitha nuk kanë dijeni se çfarë projekti do të zbatohet në terren, pasi nuk është bërë asgjë publike.. Banorët nuk pranojnë as mbështetjen e opozitës në protestë, kjo pasi sipas tyre edhe ato janë të implikuar në këtë aferë korruptive.

Ato paralajmëruan firmën ndërtuese se nuk do t’i lejojnë të kryejnë punime Kryeplaku i fshatit Bërxullë tha se ato nuk do ta lejojnë firmën ndërtuese Gener2 e cila ka fituar koncesionin për të ndërtuar aksin Thumanë-Kashar, që të zhvillojë punimet.

Advertisement