Kronike
Ervis Martinaj si Santa Claus
Detaje të reja janë zbuluar nga eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço lidhur me operacionin e fundit të FNSH dhe RENEA në zonën e Fushë Kuqes gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm. Kontrolle të imtësishme u zhvilluan në banesën e të zhdukurit dhe të shumë kërkuarit të drejtësisë Ervis Martinaj, por edhe në disa banesë të të njohurve të tij. Eksperti Karamuço ka theksuar se aksioni i djeshëm tregon se Ervis Martinaj po kërkohet i gjallë, ndryshe nga sa është aluduar se ai mund të jetë rrëmbyer dhe më pas zhdukur. Më tej Karamuço u shpreh se aksioni fillimisht ka nisur në Vlorë, ku edhe pati një operacion nga FNSH. Më pas informacioni sipas Karamuços ka ardhur, se Ervis Martinaj mund të kalojë Krishtlindjet me familjen e tij në Fushë Kuqe, pas 5 muajsh i zhdukur.
“Po kërkohet për të gjallë. Nuk ka filluar aksioni në Fushë Kuqe por fillimisht në Vlorë. Ka pasur informacion që mund të jetë vendndodhja e mundshëm e Vis Martinajt. Dje janë zhvendosur në Fushë Kuqe.
Sot jemi në ditë festash krishtlindjesh. Dhe mundet që personazhe të tilla të bashkohen me familjen. Ka infrastrukturë për t’u vendosur dhe ikur në vende përreth mbi dhe nën tokë. Zona është e monitoruar me kamera me sensor me gjithçka është e ruajtur. Nuk dihet se RENEA ka pasur informacione për këtë teknologji.” tha Karamuço.
…
Detaje të reja janë zbuluar nga eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço lidhur me operacionin e fundit të FNSH dhe RENEA në zonën e Fushë Kuqes gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm. Kontrolle të imtësishme u zhvilluan në banesën e të zhdukurit dhe të shumë kërkuarit të drejtësisë Ervis Martinaj, por edhe në disa banesë të të njohurve të tij. Karamuço ka theksuar se aksioni i djeshëm tregon se Ervis Martinaj po kërkohet i gjallë, ndryshe nga sa është aluduar se ai mund të jetë rrëmbyer dhe më pas zhdukur. Më tej Karamuço u shpreh se aksioni fillimisht ka nisur në Vlorë, ku edhe pati një operacion nga FNSH. Më pas informacioni sipas Karamuços ka ardhur, se Ervis Martinaj mund të kalojë Krishtlindjet me familjen e tij në Fushë Kuqe, pas 5 muajsh i zhdukur.
Karamuço ka theksuar se banesa e Ervis Martinaj, është e fortifikuar, me sensor të shumtë, madje kamera sigurie ka në një perimetër deri tek kryqëzimi i Patokut. Sipas ekspertit, mund të ketë tunele të lidhura në banesë të ndryshme, pasi sipas tij persona si Ervis Martinaj, i planifikojnë shumë mirë planet e arratisjes.
“Po kërkohet për të gjallë. Nuk ka filluar aksioni në Fushë Kuqe por fillimisht në Vlorë. Ka pasur informacion që mund të jetë vendndodhja e mundshëm e Vis Martinajt. Janë zhvendosur në Fushë Kuqe. Sot jemi në ditë festash krishtlindjesh. Dhe mundet që personazhe të tilla të bashkohen me familjen. Ka infrastrukturë për t’u vendosur dhe ikur në vende përreth mbi dhe nën tokë. Zona është e monitoruar me kamera me sensor me gjithçka është e ruajtur. Nuk dihet se RENEA ka pasur informacione për këtë teknologji.” tha Karamuço.
Pas hetimeve ndaj Ervis Martinajt, u zbuluar se efektivi i policië Jeton Lami ishte krahu i djathtë i tij edhe pse Martinaj ndodhej në kërkim. Karamuço, u shpreh se Jeton Lami mund të ketë folur dhe treguar shumë për fatin e Ervis Martinajt.
“Ka dyshime të forta se mund të kemi një të penduar që po flet dhe po tregon vendndodhjen e mundshme. Dhe ky mund të jetë ish oficeri Jeton Lami” tha Karamuço
“Jeton Lami ishte më i afërti për të. Jeton Lami ka folur më shumë. Duhet parë nëse janë apo jo të vërtet. Për të zbuluar apo jo nëse Ervis Martinaj ka vdekur apo është gjallë. Nëse ka shkuar në ambientet e banesës së tij”.
“Në banesë mund të gjesh edhe ADN të Vis Martianj. Apo gjurmë gishtash. Është rrethuar e gjithë zona aty. Mund të ketë organizuar një largim të menjëhershëm. Ata kanë pasur një vendim gjykate nga ajo e Kurbinit. Të shikojmë se si do të vijojë. Nuk jemi para asaj versionit të vrasjes. Unë jam rreshtuar tek ato njerëz që kam qenë skeptik. Nuk e di pse është amplifikuar kaq shumë versioni i vrasjes së tij.”
“Ajo zonë ka kodin e heshtjes. E respekton në maksimum. Nuk vjen nga zona. Mund të ketë të infiltruar, por nga atje nuk vjen. Nuk i merr dot informacionet thuajse është e pamundur.”
“Ka inteligjencë artificiale. Ka një perimetër tepër të madhe, jo vetëm sa banesa. Kamera, sensorë dhe shumë të tjera…Shumë zonë e mbrojtur, e survejuar. ” tha Karamuco.
“Plani i largimit është më i miri. Mund të ketë komunikime nëpër banesa. Dmth çfarë do të bëjnë për të shpëtuar. Janë të zgjuar dhe të zhdërvjellët. E kanë treguar se si mund të largohen. Policia duhet të jetë një hap para për t’i kapur.”
…
LEZHË- Pesë muaj pas zhdukjes, FNSH dhe RENEA kanë gjetur një arsenal armaësh në banesën e bosit të basteve, Ervis Martinaj. Arsenali i armëve ishte i fshehur në kosheret e bletëve, ndërsa në këtë sasi armësh dhe municionesh, kishte elementë që kryesisht gjenden në ngjarjet kriminale të vrasjeve që mbeten pa autorë. Nga sa mësohet në shtëpinë e Ervis Martinajt dhe 2 xhaxhallarëve të tij Faik dhe Rakip Martinaj u gjetën 2 armë zjarri automatike, 1 silenciator, rreth 7 mijë fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, për armë të lehta dhe të rënda, 85 predha eksplozive, 1 thikë bajonetë, 9 uniforma policie, 7 jelekë multifunksionalë, 11 kapele policie, 2 radio policie, fenelina policie, maskë gome për fytyrën dhe dokumente të ndryshme.
Kontrolli ishte me vendim të gjykatës në funksion të hetimeve që po kryhen për zhdukjen e Ervis Martinajt, por edhe pas këtij aksioni, policia nuk e ka një përgjigje nëse i shumë kërkuari tashmë i zhdukur që prej muajt gusht, është gjallë apo ka vdekur. Kontrollet nisën orët e para të mëngjesit të sotëm dhe zgjatën për rreth 5 orë në të gjithë zonën e Fushë Kuqes në Kurbin, aty ku ndodhet edhe banesa e Martinaj.
Po kontrollet në banesën e tij, ishte vetë Martinaj që i kishte paralajmëruar, vetëm pak para se të zhdukej. Prokuroria e Laçit, që po ndjek hetimin e zhdukjes misterioze të biznesmenit Ervis Martinaj, ka konfirmuar gjatë verifikimeve të saj, vetëm një komunikim të thatë, që Martinaj ka kryer me xhaxhain e tij, përmes aplikacionit “Telegram”. Mesazhi është dërguar pasditen e 9 Gushtit, nga Martinaj në orën 19:21, duke njoftuar xhaxhain e tij, Rakip Martinaj, me përmbajtjen: “…Kujdes, se mund të ketë kontrolle…”.
Ky mesazh pas 3 minuta është parë nga gruaja e Rakipit, L.Martianj, e cila është dhe nëna e Brilantit të ekzekutuar në 17 korrik 2022, në masakrën e Fushë-Krujës. Ajo në momentin që ka parë mesazhin e mbërritur nga Ervisi, në telefonin e burrit të saj, në orën 19:24 të datës 9 Gusht, ka shkruar: “…A je mirë? Nga kush nga policia apo nga…….”.
Pas këtyre fjalëve të thata, telefoni i Ervis Martinaj, nuk ka pasur asnjë sinjal dhe nuk është dhënë asnjë përgjigje. I vënë në dijeni nga gruaja, për këtë situatë jo normale, Rakip Martinaj, dhe të afërmit e tjerë kanë telefonuar “mbretin” e lojërave të fatit, por sërish askush nuk përgjigjej përtej telefonit.
Kjo solli shqetësim të mëtejshëm brenda familjes, duke u impenjuar jo vetëm me burimet njerëzore të tyre, por duke kërkuar dhe ndihmën e organeve shtetërore, për të kryer hetime me qëllim lokalizimin e vendndodhjes së Ervis Martinaj. Prej asaj date zhdukja e Martinaj, vijon të mbetet ende mister, duke ngritur dyshime të forta, përmes një ekzekutimi të mundshëm apo për një skenar tërheqje nga aktiviteti i zakonshëm.
Ndërkohë sa u përket kontrolleve të djeshme, dyshohet se indicia është marrë që nga Vlora se mund të ketë gjurmë të Ervis Martinajt në banesën e tij pikërisht natën e Krishtlindjeve.
Një ndër personat më të njohur të botës së krimit, Martinaj ka një siguri tepër të lartë në banesën e tij, e cila është e rrethuar me mure 3 metra të lartë të rrethuar me tela me gjemba. Madje ekspertë të kriminalistikës, kanë pohuar se Martinaj ka vendosu kamera dhe sensorë edhe në kryqëzimet që janë kilometra larg nga banesa e tij.
Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të këtij viti. Gjatë kësaj periudhe policia ka kryer disa kontrolle në kërkim të tij në qytete të ndryshme, operacione të cilat janë mbajtur diskrete. Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka zgjedhur që të përgjigjet shkurt mbi hetimet për zhdukjen e tij duke thënë se janë në rrugë të mbarë.
Sjellim në kujtesë, se ishte rrëfimi i Nuredin Dumanit në kuadër të operacionit Plumbi i Artë, që solli edhe shpalljen në kërkim ndërkombëtar të Ervis Martianjt. Dumani e akuzonte Martinajt si porositës vrasjesh. Sipas tij, Martinaj i ka ofruar në një rast 500 mijë euro, nëse ai do të mund të vriste Endrit Doklen, ish anëtarinë e bandës famëkeqe të Durrësit. Kujtojmë se Indri Dokle ka qenë numri 2 i Bandës së Durrësit dhe është i dënuar për “Krijim i organizatës kriminale”, “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të organizatës kriminale.
Deri më tani, një “as nën mëngë”, hetuesit e kanë me Jeton Lamin, efektivin e policisë i cili u arrestua pasi shoqëronte Ervis Martinajn edhe pse ky i fundit ishte i shpallur në kërkim. Lami ka qenë edhe personi i fundit i cili është takuar me Ervis Martinaj. Ai u arrestua më 23 gusht, pas hetimeve të kryera. Lami dhe Martinaj, shihen në fillim të gushtit në një hotel në Durrës. Megjithatë deri më tani Jeton Lami nuk është rrëfyer. Dyshohet se ai mund të ketë nxjerrë vetëm disa informacione që kanë krijuar indicien e operacioneve por jo të dhëna për fatin e Ervis Martinajt.