Kronike
Ndodh sërish në Korçë

Tashmë është bërë e zakontë thyerja e xhamave dhe monumenteve, por ende nuk ka të ndaluar për këto raste. Skulpturat e parkut të Korçës janë dëmtuar në orët e para të mëngjesit të kesaj te marte . Sipas të dhënave janë dëmtuar dy prej skulpturave të bllokut muzeal që ndodhet në hyrje të parkut te cilat jane thyer dhe rrezuar nga platforma.
Kanë qenë punonjësit e ndërmarrjes së shërbimeve publike ata që kanë konstatuar dëmtimin e skulpturave. Policia Korçë ka filluar hetimin për rastin duke parë nëse ka kamera sigurie në zonë, për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve. Nuk është hera e parë që skulpturat e parkut bien pre e dëmtimeve nga persona të papërgjegjshëm.

