Connect with us

Kronike

AKU bllokon “fast food-in” në Tiranë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar se ka bllokuar 566 kilogramë mish në një ‘fast-food’ të Tiranës për shkak se qëndronte e përpunohej në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare. Përveç bllokimit të sasisë së produktit ushqimor, AKU vendosi që dhe pronari V. GJ ‘fast-food-it’ të gjobitet me 500 mijë lekë. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bere me dije se nga produkti i cili është bllokuar është marrë një mostër për t’u analizuar për treguesit mikrobiologjik.

Njëkohësisht, AKU-ja ka njoftuar se do të vijon me kontrollet me qëllim garantimin e shëndetit të konsumatorëve në këtë prag festash të ndërrimit të viteve.

Advertisement