Connect with us

Kronike

Haradinaj: Situata po bëhet gjithnjë e më serioze dhe më e komplikuar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, tha se situata në veri të Kosovës po bëhet gjithnjë e më serioze dhe më e komplikuar. Në një konferencë për media më 27 dhjetor, ai tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç “duhet urgjentisht t’i tërheqë njerëzit e tij nga veriu, të urdhërojë heqjen e barrikadave dhe t’i kthehet tryezës së bisedimeve”.

“Logjika që me mjete ushtarake të krijohet pozicion më i fortë për marrëveshjen e ndërsjellë në raport me Kosovën është kapitull i mbyllur që në vitin 1999” – tha kreu i AAK Haradinaj tha po ashtu se “fatkeqësisht as Albin Kurti dhe as njerëzit e tij nuk janë duke vepruar drejt”, të cilët sipas tij, me deklarimet e “tyre të pamatura e kanë komplikuar situatën”.

Haradina ka shtuar se kryeministri i Kosovës nuk mund t’i vendosë afate apo kushte KFOR-it. “Misioni i tyre në Kosovë është i qartë dhe i pastër si loti. Palë në Kosovë nuk janë as Uashnigtoni e as Brukseli. Ata janë aleatë të paqes dhe kryeministri duhet të heqë dorë nga retorika kundërshtuese e kushtëzuese ndaj tyre”, tha Haradinaj

Advertisement