Connect with us

Kronike

Lufta ka ngrirë gjithçka

52 ishin minutat e fjalimit që presidenti ukrainas Volodimir Zelensky mbajti në Verkhovna Rada, parlamenti ukrainas Për rimëkëmbjen ekonomike, lideri ukrainas u ka kërkuar deputetëve të hartojnë legjislacionin për të stimuluar kompanitë për të hyrë në tregun ukrainas.

Por lufta ka ngrirë gjithçka. Ndërkohë Ministri francez i mbrojtjes ka mbërritur në Kiev për të diskutuar mbështetjen e mëtejshme ushtarake për Ukrainën. Sebastien Lecornu udhëtoi për në kryeqytetin ukrainas pas një vizite në Poloni, ku njoftoi një marrëveshje për të shitur dy satelitë ushtarakë të prodhimit francez në Varshavë.

Nga ana tjetër Ministria e Mbrojtjes e Rusisë publikoi pamjet e asaj që e përshkroi si “puna luftarake e ekuipazheve të helikopterëve sulmues Mi-35 dhe Mi-28 të Distriktit Ushtarak Perëndimor gjatë një operacioni të posaçëm ushtarak. Dhe duket se asgjë nuk sugjeron një lehtësim të tensionit mes Rusisë dhe Ukrainës. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha se “ende nuk ka një plan paqeje me Ukrainën, dhe nuk mund të ketë plan paqeje që nuk merr parasysh përfshirjen e katër rajoneve të reja ish-ukrainase, brenda Rusisë.

Çdo plan që nuk i njeh këto realitete nuk mund të të konsiderohet një plan paqeje” – tha Peskov. Imazhet e publikuara nga Ministria ruse e Mbrojtjes tregojnë punën e rindërtimit në një pjesë të rrugës kryesore që lidh Moskën me Krimenë. Rruga kalon përmes territoreve të pushtuara në Ukrainën juglindore, duke ofruar një alternativë më të shpejtë ndaj urës së Krimesë dhe është një nga “arritjet” kryesore të Rusisë në ofensivën ushtarake të vendit.

Advertisement