Connect with us

Kronike

Largohen emigrantet

Në pikat kufitare të vendit ka pasur lëvizje të shumta, kryesisht në drejtim të Greqisë dhe kjo pas perfundimit te festave te fundvitit.

Në 48 orët e fundit përmes pikës kufitare të Kakavijës, janë larguar drejt Greqisë 5600 persona ndërsa kanë hyrë 2100 të tjerë. Pala shqiptare ka punuar me 4 sportele në dalje dhe 2 në hyrje, ndërsa pala greke ka punuar me 3 sportele në hyrje dhe 2 në dalje per te reduktuar edhe fluksin.

Ndërkohë në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë 2807 persona dhe kanë dalë 5759 të tjerë. Në Qafë Thanë kanë hyrë 2832 persona dhe kanë dalë 3153 të tjerë.

Advertisement