Kronike
Brexit nuk është më në modë

Dy vjet pas daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian me vetëm 51.9 për qind PRO, tani gjithnjë e më pak britanikë janë të kënaqur me këtë zgjedhje. Sipas një sondazhi të gazetës ‘The Independent’, të paktën 65 për qind e të intervistuarve do të donin një referendum të ri. Po rritet gjithashtu edhe opinioni i atyre që e konsiderojnë Brexit si një shkak i fortë kontribues i krizës ekonomike që ka prekur vendin.
Sipas statistikave, ata janë 56 për qind e britanikëve, ndërsa një vit më parë ishin 44 për qind. Parashikimet optimiste të atyre që punuan për braktisjen e Unionit deri tani nuk janë realizuar dhe vendi po e gjen veten më të dobët dhe më të izoluar dhe perspektivat për të ardhmen kanë shtyrë kërkimin e një vendim të ri që do të vendoste ekuilibrat.
Megjithatë, vetëm 22 përqind e britanikëve besojnë se një referendum i ri është i mundur brenda pesë viteve.

