Connect with us

Kronike

Shqiptarët marrin pak kredi

Shqipëria mbetet ekonomia më pak e kredituar në Rajon, me diferencë të konsiderueshme nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Të dhënat krahasuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar tregojnë se raporti i kredisë ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto për vitin 2021 ishte 33.86%, në rënie nga niveli prej 35.52% i vitit 2020. Megjithëse kreditimi për ekonominë u rrit me ritme dyshifrore, raporti pësoi rënie për shkak të rimëkëmbjes së shpejtë të ekonomisë reale nga efektet e pandemisë.

Krahasuar me vitin 2019, kreditimi i ekonomisë shqiptare në terma realë paraqitet në rritje me rritje, me 1.59 pikë përqindje. Shifrat e FMN tregojnë se vendi më i afërt me Shqipërinë është Serbia, me 46.48% të PBB-së, e ndjekur nga Kosova, me 49.05%, Mali i Zi, me 52.71%, Bosnje-Hercegovina, me 52.84% dhe Maqedonia e Veriut, me 53.04%. Kreditimi ende pakët i ekonomisë shqiptare është i dukshëm edhe sipas treguesit të numrit të huamarrësve në raport me popullsinë. Numri i huamarrësve nga sektori bankar në Shqipëri është më pak se 154 për çdo 1000 mijë persona në moshë madhore

Advertisement