Connect with us

Sport

Vialli/ Kujtimet e Cabrinit: Gjithmonë i qeshur dhe i gëzuar

Antonio Cabrini dhe Gianluca Vialli kanë qenë të lidhur që nga fëmijëria për njëmijë arsye. Ata të dy janë fëmijë të tokës së Kremonës. Antonio Cabrini, 65 vjeç, kampion bote me Azzurrët në vitin 1982, I kishte dërguar pak ditë më pare një letër prekëse mikut të tij vëlla Gianluca Vialli, i cili u nda nga jeta sot në moshën 58 vjeçare.

Cili është kujtimi juaj për Viallin?

Nuk do të qëndroj këtu për t’u ndalur te aftësitë teknike dhe karriera futbollistike e Gianluca-s, e kaluara e tij flet për të, e mbaj mend duke buzëqeshur, sepse ai ishte I tillë që kur ishte fëmijë, një djalë i gëzuar dhe jetëdashës. Ai i dha peshën e duhur gjërave dhe për këtë ishte një lider i madh, brenda dhe jashtë fushës së futbollit.

Kur jeni takuar?

Takimi ynë i parë ishte rezultat i afërsisë mes familjeve tona. I njihja mirë vëllezërit dhe motrën e tij më të madhe, sepse në fund të fundit kishim shtatë vjet diferencë. Në fundjavë, me kompanitë tona, takoheshim në Galerinë e Kremones,  takoheshim me miqtë, pinim ndonjë pije dhe ndonjëherë arrinim të gatuanim. Ndër të tjera, në të njëjtën rrugë ishin edhe shkollat ​​tona, kjo do të thotë se marrëdhënia jonë ka nisur shumë përpara futbollit.

Çfarë kishin të përbashkët ti dhe Gianluca?

Mendoj se karakteristika më evidente ishte dashuria për tokën tonë. Ne të dy jemi rritur në sektorin e të rinjve të Cremonese, ku vlerat njerëzore janë më të rëndësishme se ato teknike.

Para disa ditësh i keni shkruar një letër Viallit, sikur ta dinit se ai do jepte lamtumirën

Isha i vetëdijshëm për dhimbjen që ai dhe familja e tij po përjetonin dhe doja të jepja një sinjal shprese. Ne nga Kremona jemi të tillë, nuk dorëzohemi kurrë. Besoj se sporti, si në këtë rast, arrin të shkojë përtej të gjitha rivaliteteve, dhe i lejon njerëzit të bashkohen në një përqafim të madh virtual.

Advertisement