Connect with us

Shendeti

KUR DELIRI KALON KUFIJTE E REALITETIT !!

“Revista The Lancet krijuar në vitin 1823 nga Thomas Wakley kirurg anglez, Revista NEJM(New England Journal of Medicine), Universiteti i YALE, Universiteti i Harvard nuk janë më revistat më në zë në botë, as universitet më të mira në botë, ato nuk thonë më të vërtetën!! Lajmi bëhet i ditur sot nga eminencat shqipëtare të epidemilogjisë(kuptohet epidemiologët jashtë Shqipërisë). Këto revista dhe universitete janë blerë nga komiteti i ekspertëve shqipëtarë!!!! Ndofta deri tani kanë publikuar vetëm plagjiatura”!!
Deri këtu, në statuset personale kisha lexuar këto interpretime dhe mund të kuptojë çdo gjë , gjithsecili në faqen personale shkruan gjëra që i kupton dhe nuk i kupton, por nuk dëmton njeri aq shumë. Të shkruash në një grup mbi pesë mijë mjekësh dhe infermierësh shqipëtar në të gjithë botën, kjo është e pa pranueshme, është absurde, është DELIR!!
I referohem një shkrimi të sotëm në këtë grup MJEKËSH ku diskutohet vërtetësia e publikimeve të Revistës THE LANCET, një nga më famshmet në botë përsa i përket publikimeve shkencore në mjekësi, një reviste që ka udhëhequr në këto dyqind vjet mjeksin botërore. Aty diskutohet se ka publikuar shifrat e manipuluara nga ministria e shëndetësisë dhe komiteti i ekspertëve!!
Ndofta këto revista dhe universitete i përkasin të kaluarës!!
Kjo shprehje nga mjek më bëri shumë përshtypje:
“EBM-ja nuk duhet kufizuar vetëm duke pritur sa të flasin teoricienët e Yale apo Harvard që ushqehen jo rallë me shifra të manipuluara (garbage in – garbage out). As edhe kur një revistë boton një artikull qoftë kjo Lancet apo NEJM”
Ne i kemi të gjitha aftësitë, njerëzore të shpërndara nëpër botë, do bëjmë një revistë mjeksore, do bëjmë ca plagjiatura, nxjerim ca evidenca dhe ta shikoj bota kush jemi ne shqipëtarët!!
Nga anët e mia për të shprehur një problem populli i ka gjetur me shprehitë e veta dhe i ka skalitur në memorien e brezave, fatkeqësinë, ironinë dhe zgjuarsinë!!
Do bëj një përshesh, ja sa të gjej një tas dhe pak bukë, por sikur të kisha dhe pak qumësht do isha kënaqur!!!
Prandaj unë e quaj DELIR, nuk e di të tjetrët si e quajnë atë, por një lutje do të kisha për të gjitha mediat. Ju lutem kërkoni titujt dhe vendin e punës të këtyre shkencëtarëve shqipëtar që kanë pushtuar mediat dhe rrjetet sociale. Nuk mjafton të jesh epidemiolog, infeksionist, pneumolog, kardiolog apo çfardolloj specialisti në Zvicër, Gjermani, Itali, Suedi, Angli, Amerik apo kudo qoftë. Pyetini a kanë dalë ndonjëher në ndonjë media në vendet ku jetojnë, pyetini çfarë detyre apo roli kanë aty ku punojnë dhe jetojnë apo gjenden rastësisht! Pyetini për emrin e institucionit ku punojnë! Kërkoni një vërtetim të institucionit!! Pyetini kur kanë vizituar një pacient herën e fundit, ose nëse kanë vizituar ndonjëher!
Në këtë situatë epidemie- pandemie njerëzit kanë nevojë për pak gjëra, të dinë ku të drejtohen dhe si të kurohen,Të dinë cilat janë medikamentet që duhet të marin në javën e pare, në javën e dytë në mënyrë që të mos abuzoj askush. Kur duhet të shkojnë në spital duke ju drejtuar mjekut të familjes dhe urgjencës. Shkencëtarët, shkencën ta bëjnë në revistat e tyre kur ti nxjerrin!! Ju lutem nëse nuk ndihmoni mos pengoni të tjerët ta bëjnë atë, mos shkaktoni më shumë konfuziobn nga çfarë keni krijuar deri tani!
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *