Politike
Halli i qytetarëve në plan të parë/ Përfundon pas 9 orësh takimi i Ramës me ministrat
Është mbyllur pas nëntë orësh takimi i Kryeministrit Edi Rama me ministrat në Pogradec
Në këtë takim, ashtu si në atë të djeshmin, mendohet se është diskutuar edhe për pasqyrën unike, “Pasqyrë Albania”, ku qytetarët do të kenë të pranishme të gjitha institucionet dhe ku ambicia është që, më herët se vonë, të arrijmë pikën që çdo kërkesë, çdo shqetësim, çdo hall i qytetarit drejtuar institucioneve të jetë si një pako postale, statusi i së cilës ndiqet në kohë reale nga dërguesi dhe, nga ana tjetër, shteti, qeveria, institucionet ndjekin përgjegjësitë dhe çdo shkelje afati shihet me lupë.
Detajet e para se si do të funksionojë “Pasqyrë Albania”. Do të jetë një modernizim i platformës së “Bashkëqeverisjes” me dy seksione.