Connect with us

Kronike

Aksident i rëndë në afërsi të rrugës së Arbrit, plagosen…

Dy të plagosur rëndë kanë mbetur nga një aksident që ka ndodhur në një rrugë në fshatin Smollik, rruga e cila të lidh me rrugën e Arbrit

Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë, e për pasojë janë plagosur rëndë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri.

Mësohet se drejt vendit të ngjarjes janë nisur dy ambulanca, pasi vendi ku ka ndodhur aksidenti është shumë i vështirë për shkak të rrugës së keqe.

Të plagosurit  pritet që të dërgohen drejt spitalit të Bulqizës.

Advertisement

TRENDING