Kronike
Bora e parë për këtë vit, zbardhen majat e maleve

Pas temperaturave të larta dhe motit të kthjellet dhe këto jo të zakonta për stinen e dimrit, vendy yne është pëerfshirë prej dy ditësh nga reshje shiu dhe reshje bore gjat natës në zonat malore si dhe rënië temperaturash.
Ne dibër dhe Bulqizeë kanë nisur rreshjet e para të borës për këtë vit. Qarku I shkodrës gjatë reshjeve të dendura të shiut ka pasur rrëshqitje dherash e pë pasojë është bllokuar aksi Mes-Ura e shtrenjtë, por problematika ka pasur edhe ne qytetin e lezhës, në blloqet e banimit “11 janari” dhe “11.2 hektarë” të lagjes “Besëlidhje”, pasi ka prezence uji në rrugë, duke vështirësuar lëvizjen e qytetareve dhe automjeteve.
Kanalizimet nën tokësore nuk e kanë përballuar nivelin e lartë të prurjeve duke sjellë këtë problematike. Prezenca e ujit në disa zona dhe reshjet e dendura të shiut, kanë krijuar dhe trafik të rënduar, ndërkohë nga moti i keq janë krijuar probleme dhe me furnizimin me energji elektrike në disa fshatra Ndërkaq për shkak të përkeqësimit të motit në Vlorë është ndaluar dhënia e leje-nisjes për të gjitha mjetet e vogla lundruese si dhe anijeve të vogla të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës. Ne ketë situatë autoriteti rrugor shqiptar I ka bëre thirrje të gjitha drejtuesve te mjeteve te tregohet kujdes për shkak të motit të keq dhe në zonat ,alore të levizin me zonxhir dimeror.
Ndërkaq sipas sinoptikaneve në pjesen tjeter të javës do të ketë dominim të motit të qëndrueshëm. Temperaturat e ajrit do të kenë rënie duke bërë që në zonat malore temperaturat minimale të shkojnë deri në 4, ndërsa ato maksimale deri në 12 13 gradë celcius.

