Kronike
Premtimet boshe për rrugen e Arbërit

Kjo ishte deklartata e zv kryeministres Belinda Balluku një ditë më parë. Një deklaratë e përsëritur kur bëhet fjalë për afatin e përfundimeve të Rrugës së Arbërit. Afro 10 milionë euro shtesë u dhanë nga qeveria për sistemimin dhe rivitalizimin e skarpateve në Planin e Bardhë, pjesë e rrugës së Arbërit. Puna formalisht ka nisur që në nëntor 2022, por në terren shumë pak është ndërhyrë në skarpate. Kryesisht janë ndërtuar mure betoni anësore dhe sistemuar disa shembje përgjatë trases, duke mos ndërhyrë në sistemimin e pjesëve të tjera.
Autoriteti Rrugor Shqiptar disa muaj më parë shpalli dy procedura tenderuese lidhur me rrugën e Arbërit. Konkretisht ajo për sistemimin dhe rivitalizimin e skarpateve në Planin e Bardhë dhe në Shkallën e Tujanit, me një vlerë prej afro 20 milionë euro. Në termat e referencës për këto dy tendra, thuhet se koha e nevojshme për përfundimin e punimeve është katër muaj nga data e lidhjes së kontratës, çka përkon vetëm pak javë para mbajtjes së zgjedhjeve vendore. Në njoftimet fillestare të qeverisë, rruga e Arbërit një projekt koncesionar pritej t’u kushtonte taksapaguesve rreth 40 miliardë lekë ose 330 milionë euro.
Por me ndryshimet e fundit, vlera për ndërtimin e rrugës së Arbërit do të shkojë në 350 milionë euro. Bashkë me segmentet e tjera para vitit 2013-të, kjo rrugë parashikohet të kap vlerën e mbi 400 milionë euro. Ndërtimi i saj është përdorur si një kartë për të fituar zgjedhjvet. Ato segmente që konsiderohen të përfunduara, janë me punime jo cilësore dhe jo në parametrat e kërkuar duke u kthyer në burim aksidentesh dhe zhgënjimi për banorët e Dibrës.

