Kronike
Tkurret ekonomia shqiptare

Ekonomiaa e shqiperise do te rritet kete vit vetem me 2.2%, keshtu ka parashikuar Banka Boterore e cila thekson se, projeksioni i janarit është 1.3% më u ulët se ai i qershorit të vitit 2022. Rritja ekonomike e Shqipërisë do të jetë edhe më e dobët edhe në vitin 2024, ku institucioni financiar ndërkombëtar parashikon një shtesë vetëm 3.4%.
Kostot më të mëdha humanitare dhe mjedisore do të fragmentojnë më tej tregtinë ndërkombëtare dhe investimet. Prodhimi në Rajonin e Europës Qendrore dhe Juglindore dhe ECA mund të tkurret në vitin 2023 nëse kriza energjetikë thellohet dhe shkakton rënie ekonomike në eurozonë.
Që nga qershori 2022 rreziqet e lidhura me ndërprerjet e energjisë të shkaktuara nga lufta dhe bllokimi i importeve nga Rusia janë materializuar dhe kanë përkeqësuar perspektivën e rritjes Në disa vende të Rajonit që kanë borxh publik të lartë, ku bën pjesë edhe Shqipëria, rritja e interesave do të ndikojë negativisht kostot e borxhit. Në Ballkanin Perëndimor, rritja parashikohet të 2.5% në vitin 2023, pasi BE reformat e anëtarësimit në BE dhe investimet do të zbusin efektet negative të çmimeve të larta të energjisë dhe ushqimeve.
Megjithatë, ekziston një pasiguri e madhe politike, me rrezik që të krijojnë ngërçe parlamentare dhe të krijojë vonesa në zbatimin e reformave, sidomos në Bosnjë dhe Hercegovinë, Mali i Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

