Connect with us

Bota

Masakra në Ukrainë/ Shkon në 40 numri i viktimave në Dnipro

Lufta në Ukrainë vazhdon dhe Rusia planifikon strategji të reja politiko-ushtarake për të marrë në dorë terriotoret ukrainase. • Në shënjestër është vënë ditët e fundit qyteti lindor në Ukrainë Dnipro, ku sulmet raketore të njëpasnjëshme që prej ditës së shtunë kanë shkaktuar 40 viktima mes të cilëve një 15- vjeçare dhe mbi 70 persona të plagsour, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të pastrehë.• Apartamentet dhe rrugët janë shkatërruar totalisht. • Më herët presidenti Ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka dënuar heshjtejn e popullit rus për sulmet e njëpasnjëshme duke i quajtuar ata frikacakë. • Nga ana tjetër Rusia dhe Bjellorusia ka filluar strërvitjen e përbashkët ushtarake të cilat kanë shkaktuar frikë në Kiev dhe Perëndim se Moska mund të përdorë aleatin e saj për të nisur një ofensivë të re tokësore në Ukrainë.•  Rusia përdori fqinjin e saj Bjellorusinë si një trampolinë për pushtimin e saj të Ukrainës shkurtin e kaluar. • Dy aleatët do të kryejnë stërvitje të forcave ajrore nga 16 janari deri në 1 shkurt duke përdorur të gjitha fushat ajrore ushtarake. • Kremlini ka planifikuar të kryejë një veprim vendimtar në gjashtë muajt e ardhshëm për të rimarrë epërsinë në Ukrainë pas një sërë dështimesh dhe kundërsulmesh të suksesshme ukrainase. Ish- Komandant i Wagner, Andrey Medvedev ka kërkuar azil në Norvegji dhe zotohet se do të tregojë gjithçka që di për aktivitetet e “Grupit Wagner”, duke përfshirë liderin e tij Yeveny Prigozhin. • Medvedev iu bashkua këtij grupi ushtarak në korrik të vitit të kaluar.

Sulmi me raketa në Dnipro/ Shkon në 40 numri i të vdekurve, mes tyre një 15- vjeçare

Luftë e ashpër në Ukrainë/ Shkon në 40 numri i

Sulmi në Dnipro

UKRAINË- Numri i njerëzve të vrarë në sulmin me raketa ruse të së shtunës në një bllok banimi në qytetin jug-qendror të Ukrainës, Dnipro është rritur në 40. Lajmin e ka bërë të ditur për mediat një zyrtar lokal.

Viktimat nga sulmi përfshinin një vajzë 15-vjeçare, tha Presidenti Volodymyr Zelenskyy në fjalimin e tij mbrëmjen e djeshme.  Duke shkruar në Telegram, zyrtari tha se 75 persona u plagosën në sulm, duke përfshirë 14 fëmijë. Përpjekjet e shpëtimit janë duke vijuar.

Advertisement