Connect with us

Politike

Alizoti” Që të jesh lider duhet të kesh këllqe, Rama është dhjaks

Deputeti Tomor Alizoti me tona të larta ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, për të cilin tha se është një lider frikacak.

Sipas Alizotit, ai duhet që të vijë në seancën plenare dhe t’u përgjigjet kërkesave të opozitës.

“Ky vend ka pasur lidera apo prijëse. Nuk ka pasur asnjëherë lidera dhjaksa. Që të jesh lider duhet të kesh këllqe. Kriza në Shqipëri është se kryetari i qeverisë nuk ka guxim që të vijë në Kuvend.

Ka një krizë matanë oqeanit ku flitet për atë. Lani duart dhe lani menderen. Shqipëria është në krizë. Nuk bëhet shteti me servile. Ai nuk shpëton nga kjo krizë. Merrni 5 minuta pushim dhe zgjidhni një kryeministër tjetër.”- u shpreh Alizoti.

Advertisement