Connect with us

Lifestyle

Regjimi ushqimor që nxit humorin dhe ju bën të lumtur

Lidhja mes trurit dhe stomakut është shumë e fortë dhe ndikimi po aq i madh.

Kur vjen çështja tek depresioni, trajtimet me barna konsiderohen një zgjidhje optimale, por kjo nuk e zhbën rëndësinë e ushqimeve, sidomos atyre që na rikthejnë gazin e harenë.

Disa ushqime të caktuara kanë tendencën të nxisin prodhimin e serotoninës dhe endorfinës, të cilat njihen ndryshe si hormonet e lumturisë.

Shkaktarët e depresionit

Depresioni shkaktohet nga disa faktorë.

Ai mund të jetë gjenetik, të nxitet nga një ngjarje specifike siç është vetmia, apo stili i jetesës.

Mbi të gjitha, depresioni shfaqet kur truri nuk është i shëndetshëm.

Sipas të dhënave një ushqyerje e keqe e përkeqëson depresionin, sepse nuk mundëson ushqyesit e duhur për trurin.

Ushqimet e skuqura dhe të përpunuara nxisin inflamacionin, një nga shkaqet e depresionit.

Ushqyerja e keqe ka ndikim negativ edhe tek miliarda mikro-organizma që jetojnë në stomak.

Këto mikro-organizma tjetërsojnë prodhimin e serotoninës, një transmetues nervor që gjendet në tru.

Komunikimi mes stomakut dhe trurit është shumë kompleks dhe ndikimi në humorin tonë është i fortë.

Nëpërmjet ushqimit, njeriu mund të përmirësojë nivelin e baktereve të mira në stomak dhe rrjedhimisht ta mbajë trurin të lumtur, shkruan Agroweb.

Regjimi ushqimor që ju bën të lumtur

Produktet e mëposhtme ju ngrenë humorin dhe zbusin simptomat e këtij çrregullimi mendor.

Vitamina C

Kjo vitaminë është shumë e rëndësishme për shëndetin në përgjithësi dhe trurin në veçanti.

Ajo është përgjegjëse për sintetizimin e transmetuesve nervorë dhe luftimin e radikaleve të lira të cilat nxisin inflamacionin.

Acidi Folik

Në këtë rast, kemi të bëjmë me të ashtuquajturën vitamina B9 e cila ndihmon në rritjen e niveleve të serotoninës.

Tritpofani

Kemi të bëjmë me një amino acid të dobishëm i cili ofron një qetësim natyral të trurit dhe ndihmon në prodhimin e serotoninës.

Acidet yndyrore Omega-3

Këto acide të dobishme që gjenden tek arrorët dhe produktet e peshkut mirëmbajnë qëndrueshmërinë mendore, përmirësojnë përqendrimin dhe pengojnë shfaqjen e depresionit.

Mineralet

Mineralet si kalciumi dhe magnezi janë të dobishëm kundër depresionit sepse ndihmojnë në prodhimin e transmetuesve nervorë.

Ushqimet më të mira kundër drepresionit janë: barishtet e egra, arrorët, farat, kakaoja, vezët, avocado, agrumet, kosi, fasulet dhe drithërat e plota.

Ju duhet të shmangni ushqimet e shpejta, të përpunuara dhe ato të pasura me kripë apo sheqer.

Advertisement