Connect with us

Lifestyle

Ja si ndikojnë në shëndetin tuaj 11 minuta ushtrime ditore

Nganjëherë për shkak të ditës së ngarkuar, aktivitetet fizike nuk mund të përshtatën në kohën që ju deshironi, por duhet pasur parasysh që 11 minuta aktivitet aerobik me intensitet të moderuar, mund të ulë rrezikun e kancerit, sëmudjeve kardiovaskulare ose vdekjeve të parakohëshme.

Veprimtaritë aerobike përfshijnë ecjen, kërcimin, vrapimin, çiklizmin dhe notin. Intensiteti në këto aktivitete mund të përcaktohet në bazë të ritmit të zemrës. Nëse gjatë një aktiviteti mund të flasesh por nuk mund të këndosh, kjo e bënë atë me intensitet të moderuar. Kurse, intensiteti i fuqishëm karakterizohet nga paaftësia për të vazhduar një bisedë.

Sipas hulumtimeve të kaluara, nivelet më të larta të aktivitetit fizik kanë qenë të lidhura me norma më të ulëta të vdekjeve të parakohshme dhe sëmundjeve kronike, raporton CNN.

Por, vlen të theksohet se ka qenë e vështirë të përcaktohet se si niveli i rrezikut ndikohet nga sasia e ushtrimeve që bën një person. Për të ditur më shumë për këtë ndikim, shkencëtarët kryesisht nga Universiteti i Kembrixhit në Mbretërinë e Bashkuar shqyrtuan të dhënat nga studimet e vitit 196, që arrinin në më shumë se 30 milionë pjesëmarrës të rritur që u ndoqën për 10 vjet mesatarisht. Rezultatet e këtij studimi të fundit u botuan të martën në British Journal of Sports Medicine.

Studimi u përqëndrua kryesisht në pjesëmarrësit që kishin bërë minimumin e rekomanduar të ushtrimeve në javë dhe ditë. Krahasuar me pjesëmarrësit joaktivë, që kishin bërë 150 minuta aktivitet fizik aerobik të moderuar deri në të fuqishëm në javë, kishin 31 % rrezik më të ulët për të vdekur nga çdo shkak, një rrezik 29% më të ulët për të vdekur nga sëmundjet kardiovaskulare dhe një rrezik 15% më të ulët për të vdekur nga kanceri.

Edhe njerëzit që bën vetëm gjysmën e sasisë minimale të rekomanduar të aktivitetit fizik, përfituan. Akumulimi i 75 minutave aktivitet me intensitet të moderuar në javë — rreth 11 minuta aktivitet në ditë — shoqërohej me një rrezik 23% më të ulët të vdekjes së parakohshme. Marrja aktive për 75 minuta në bazë javore ishte gjithashtu e mjaftueshme për të reduktuar rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare me 17% dhe kancerin me 7%.

Advertisement