Connect with us

Kronike

Atentati – Fatjon Murati, nga lidhja me armikun e Vis Martinajt, te akuzat për drogë

Nje grua humbi jetën ndërsa 6 të tjerë mbetësn të plagosur, mes tyre edhe mbesa vetëm 10 vjecare e viktimës, në një lokal në Don Bosko në Tiranë. Persona të armatosur, shkarkuan breshëri plumbash në lokalin në pronësi të Fatjon Murati, duke terrorizuar banorët e zonës. Fatjon Murati është një emër i njohur i botës së krimit. Ai u lirua me arrest shtëpiak dhjetorin e vitit të kaluar, vetëm dy muaj pas arrestimit. Murati u vu në praga tetorin e kaluar pas zbulimit të një arsenali armësh në një apartament në zonën e Farkës, bashkë me shtetasin Kristjan Gjini. Por pas hetimeve, prokuroria e Tiranes zbuloi se në një prej kutive ku mbaheshin armët u gjet vetëm një gjurmë gishti e Muratajt dhe për këtë rikualifikoi veprën penale, nga ajo e mbajtes pa leje të armeve të kryer në bashkëpunim në armë mbajtje pa leje në banesë. Pas kësaj gjykata e shkallës së parë ka zëvendësuar masën e sigurisë nga ajo e arrestit në burg, në arrest shtëpiak. Murati u arrestua në tetor të 2022 ndërsa po lëvizte në makinë me një nga personazhet e njohur në botën e krimit, Indrit Doklen, i njohur për armiqësinë e tij me Ervis Martinaj, pasi ky i fundit ka qenë i gatshëm të paguajë 500 mijë euro për ekzekutimin e Dokles. Emri i Fatjon Muratit doli në skenë edhe në atentatin ndaj Brilant Martinajt, i afërm i Ervi Martinajt i cili prej muajsh rezulton i zhdukur dhe nuk dihet ende asgjë për fatin e tij. Në këtë atentat, në zonën e Fushë Krujës, mbetën të vrarë, Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha. Në atë kohë grupi hetimor mori në pyetje Muratin si person që kishte dijeni për ngjarjen, por e la të lirë më pas. Grupi ka patur dyshime se Murataj ka patur dijeni për atentatorët, por edhe pse dha deklarime për këtë ngjarjen, nuk u gjetën prova për implikimin e tij, duke e lënë të lirë. Po për të njëjtën ngjarje është pyetur edhe Indrit Dokle i cili ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje atentatin dhe më pas është lënë gjithashtu i lirë.

Advertisement