Connect with us

Aktualitet

Dita e Verës/ Në Elbasan dhe Tiranë organizohen aktivitete të ngjeshura

14 marsi shënon Ditën e Verës, por festimet kanë nisur që një natë para, ku qytetarët kanë ndezur zjarrin që simbolizon djegien e dimrit dhe të këqijat dhe për të rikthyer dritën e shpresës tek njerëzit. Një sërë aktivitetesh janë organizuar për të festuar këtë festë në Elbasan, Tiranë, por edhe në qytetet e tjera të vendit.

Elbasani do të jetë qendra e festimeve për Ditën e Verës, por nga ana tjetër edhe në Tiranë do të mbahen rreth 100 aktivitete nga mëngjesi deri në orët e vona të darkës. Festa do të kulmojë me një koncert në sheshin ‘Skëndërbej’ ku në orën 13:00 do të performojë këngëtarja shqiptare Enisa. Ndërsa mbrëmja do të mbyllet me një “Street party”në zonën e ish-Bllokut dhe shfaqja më e madhe e dronëve në rajon në zonën e Liqenit Artificial.

Politikanët zgjedhin që këtë festë ta festojnë në Elbasan, vendi ku e ka origjinën Dita e Verës. Ish-kryeministri Sali Berisha do të zhvillojë vizitën në Elbasan në orën 10:00, ndërsa kryeministri Edi Rama në orën 11:00.

Në vigjilje të natës se Ditës së Verës, çdo shtëpi është e mbushur me një gëzim të veçantë, është një ndjesi që i pushton njerëzit fare pa e kuptuar. Ndoshta nga ndikimi i diellit, gjelbërimit apo shpërthimit të farës dhe sytheve që janë shprehje e begatisë dhe vazhdimësisë. Shtëpia mbushet plot me gjëra të mira dhe me bollëk.

Porta zbukurohet me lule dhe lastarë të gjelbër, te cilët simbolizojnë futjen e mirësisë dhe natyrës. Gjatë kësaj nate të afërmit, por edhe shokë e miq të ardhur nga viset e tjera, këndojnë këngë te vjetra te shoqëruar me kuzhinën me nam te Elbasanit. Disa nga gjellët, qe nuk i gjen ne vend tjetër, janë tava me pistil, tava e kosit, kabunia, çomleku, gjeli i detit etj. Gjate kësaj nate fillon te ndahet edhe hiseja e nesërme për njerëzit me te afërm.

14 Marsi shënon Ditën e Verës, por festimet kanë nisur që një natë para, ku qytetarët kanë ndezur zjarrin që simbolizon djegien e dimrit dhe të këqijat dhe për të rikthyer dritën e shpresës tek njerëzit. 14 Marsi është një ditë festive e veçantë në Shqipëri, e cila nuk festohet në asnjë vend tjetër të botës.  Dita e Verës filloi të festohej masivisht në të gjithë Shqipërinë, por rrënjët i ka në qytetin e Elbasanit, në qendrën e Shqipërisë. Jo vetëm rrënjët, por dhe gjithë traditat, gatimet dhe mënyra e festimit, janë ekskluzivitet i kësaj zone. Elbasani ka meritën se ka mbajtur gjallë për shekuj këtë festë, dhe gjithë ritet e saj.

Lajm ne perditesim….

Advertisement