Connect with us

Politike

Berisha: Sulmi ndaj TCH dëshmi e pasigurisë në vend

Sali Berisha ka reaguar për sulmin me armë ndaj Top Channel ku mbeti i vrarë edhe roja i objektit.

“Një akt kriminal i shëmtuar.

Sulmohet me armë zjarri Top Channel dhe ekzekutohet në kabinën e tij roja e objektit.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të shëmtuar kriminal dhe i shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së viktimës, miqve, të afërmve dhe kolektivit të Top Channel.

Denoncoj këtë akt kriminal, si dëshmi tjetër e dhimbshme e pasigurisë së plotë, që ekziston sot në vend nga vendosja e rendit nga regjimi në duart e krimit”,-shkruan Berisha.

Advertisement