Politike
Lobingu rus/ Berisha: Përgjegjësi personale e Bashës
artia Demokratike ka dalë në përfundimin se nuk ka prova që vërtetojnë se ka pasur para me origjinë ruse dhe të paligjshme në selinë blu. Në një deklaratë për mediat, kryetarja e Komisionit të Auditit, Ledina Mandia tha se ka pasur pagesa duke repsektuar kontratat në drejtim të kompanisë ruse Binata Trade. Por, Mandia shtoi me bindje se asnjë qindarkë ruse nuk ka kaluar në pasqyrat financiare të PD-së. • Mandia tha se Komisioni i Auditit i ka dërguar ftesë edhe ish-kreut të PD-së për ta marrë në pyetje, por që Lulzim Basha nuk u është përgjigjur. • Të njëjtin version mbajti edhe vetë kryedemokrati Sali Berisha. Ai tha se çdo qindarkë ruse është përgjegjësi personale e Lulzim Bashës dhe jo e PD-së. Berisha tha se nuk do ta dorëzojnë dosjen në Prokurori pasi nuk kanë arritur të sigurojnë prova të tjera, por shtoi se këtë gjë e kanë bërë autoritetet amerikane. • Kreu i PD-së, duke cituar skandalin e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, tha se autoritetet amerikane kanë zbuluar që kryeministri Edi Rama ka sajuar dy dëshmitarë përmes Dorian Duçkës dhe i ka çuar të dëshmojnë para FBI-së. • Ai tha se ky është një sinjal që prokuroria duhet të nisë hetimet ndaj Ramës e Duçkës për të zbuluar se kush janë dëshmitarët. Roland Bejkon, kandidatin e Enkelejd Alibeajt për Bashkinë e Tiranës, Berisha e konsideroi vegël të Ramës.
Lobingu rus/ Berisha: Bashën e ka denoncuar Nick Muzin, Rama e shpëtoi nga 6 vite burg dhe e shndërroi në një peng
TIRANË– Kryedemokrati Sali Berisha tha se ka qenë Nick Muzin ai që e ka denoncuar ish-kreun e PD-së, Lulzim Basha. Në fjalën e tij, pas paraqitjes së raportit të komisionit të Auditimit, Berisha tha se Muzin ka deklaruar në SHBA se 720 mijë dollarët i ka marrë nga Partia Demokratike, më pas kanë nisur hetimet. Kreu i PD-së tha se përmes kësaj dosjeje, Rama e mori ‘peng’ Bashën dhe e përdori kundër Opozitës.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Rama ka marrë këtë deklaratë nga prokuroria e vendit dhe ka filluar hetimin. Hetimi ka zbuluar se 500 mijë nuk kanë asnjë lidhje me financimin e PD-së. Atëherë, prokuroria e ka akuzuar Lulzim Bashën me të drejtë për larje parash. Çdo shumë që zbulohet pa origjinën e saj, automatikisht në ligj kualifikohet larje parash. Edi Rama përdori presionin e jashtëzakonshëm. Engjëll Agaçi është marrë në mënyrë intensive me mbylljen e dosjes. Dosja u mbajt deri në ditën e 30 nga një prokuror. Ai prokuror, ditën e 30-të dha dorëheqjen. Ditën e 31- kishte skaduar afati për dërgimin e saj në Gjykatë të Lartë. Ky është kurthi që bëri Edi Rama. Edi Rama me akuzën për larjen e parave e shpëtoi Lulzim Bashën nga 6 vite burg dhe e shndërroi në një peng të tij që e përdor për çdo gjë kundër opozitës dhe kundër pluralizmit në Shqipëri.
Si qëndron çështja e lobingut rus?
Lobingu rus doli në pah nga një raport i inteligjencës amerikane që ka dalë në konkluzionin se Rusia ka financuar Partinë Demokratike me 500 mijë dollarë në vitin 2017. Në atë kohë selia blu drejtohej nga Lulzim Basha. ‘Muzin Capitol Partners’ kishte dekaruar në vitin 2018 në Departamentin amerikan të Drejtësisë, se ajo kishte marrë gjithsej tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017. Dyshimet ishin se pas pagesave të bëra nga kompania “Biniatta Trade LP” me bazë në Skoci, për aktivitete lobimi në favor të PD-së para zgjedhjeve të vitit 2016 në Shqipëri, qëndronin biznesmenë rusë. Autoritet shqiptare hapën hetime, por prokuroria u tërhoq nga akuza për pastrim parash dhe Gjykata pushoi çështjen e ngritur ndaj Lulzim Bashës, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishajt. Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shfajësuar duke u shprehur fillimisht se 500 mijë dollarët u dhanë nga shqiptaro-amerikanët, por më pas tha se ai vetë nuk ka lidhje me burimin e parave e se kjo ishte një çështje që i përkiste lobuesit, pra, firmës Muzin. Mirëpo, me zbulimin e skandalit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, situata ndryshoi. Raportet e publikuara treguan se Rama kishte përdorur McGonigal për të sulmuar Opozitën, përfshirë këtu dhe dosjen e lobingut rus.