Politike
Berisha denoncon dy rastet: Gruaja e Duros vodhi në hipotekë dhe…
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka denoncuar dy kandidatët e Ramës për bashkinë e Patosit dhe Hasit. Berisha u shpreh se bashëshortja e Fation Duros ka vjedhur në hipotekën e Sarandës dhe është arratisur drejt Londrës.
“Ai i Përmetit, Fation Duro e kishte bashkëshorten ish-punonjëse apo drejtuese të hipotekës së Sarandës. Kishte vjedhur e vjedhur, ishte lëshuar mandat arresti për të, e shoqja në Londër tret pasurinë, Rama merr ryshfet dhe i emëron të shoqin kryetar bashkie në Patos. A ka vend të botës që ndodh kjo?”.
Ndërsa akuzoi kandidatin e PS-së në Has se u prezantua me emrin Halit, pasi me emrin e tij të vërtetë Beqiri rezulton i arrestuar 5 herë.
“Isha në Kukës, kishte marrë Beqirin, edhe ia paraqet ky është Haliti sepse si Beqir kishte nga 4-5 arrestime. Ishte arrestuar në Greqi, Itali, mos gabohem në Gjermani, Kosovë dhe Shqipëri”