Connect with us

Aktualitet

Raporti i AMF: SIGAL UNIQA ze 30% të tregut të sigurimeve

Edhe pse kanë kaluar mbi 24 vjet nga themelimi, edhe pse kompanitë janë shtuar, SIGAL UNIQA Group Austria mbetet lidere në tregun e sigurimeve në Shqipëri.

Sipas raportit më të fundit nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF) mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në vendin tonë për 3-mujorin e parë 2023, SIGAL UNIQA rezulton kompania e sigurimeve më e madhe dhe më e besuar në Sigurimet e Jetës, të Jo-Jetës, Shëndetit, Pronës dhe Automjetit.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe teksa kompania shqiptaro-austriake ofron produktet më të mira të sigurimeve, është pranë klientëve kur ata kanë nevojë, respekton çdo kontratë konform ligjit, lidere në pagesat e drejtpërdrejta të dëmeve, ofertat e herëpashershme dhe mundësia që çdokush të sigurojë pronën, shëndetin apo automjetin pavarësisht të ardhurave që ka.

Nga 8 kompani që operojnë në tregun e sigurimeve të Jo-Jetës në Shqipëri, kompania që është pjesë e gjigandit austriak “UNIQA Insurance Group”, mbetet në krye të tregut duke zotëruar mbi 28% të tij. Shifër kjo konstante që prej themelimit të kompanisë në shkurt 1999.

Edhe në pagimin e dëmeve në sigurimet e Jo-Jetës, SIGAL UNIQA Group Austria mbetet në krye duke zënë mbi 22% të totalit.

Gjatë 3-mujorit të parë të vitit, sipas AMF, në Sigurimet e Jo-Jetës, vetëm SIGAL UNIQA ka paguar mbi 325 milionë lekë dëmshpërblime tek klientët e saj, teksa të 8 kompanitë së bashku kanë paguar 1,48 miliardë lekë.

Ndërsa kompania e dytë në rënditje rezulton të ketë paguar mbi 62 milionë Lekë më pak se SIGAL UNIQA.

 

Edhe në Sigurimet E JETËS, SIGAL LIFE UNIQA Group Austria vijon të jetë në krye të tregut ku operojnë 4 kompani, duke zotëruar 45.5% të totalit.

 

Në pagimin e dëmeve, SIGAL LIFE UNIQA Group Austria mbetet sërish e para, mes 4 kompanive që operojnë në këtë treg, duke dëmshpërblyer klientët e saj më shumë se çdo kompani tjetër.

Shkurtimisht, SIGAL UNIQA Group AUSTRIA vijon të jetë lidere e tregut shqiptar të sigurimeve.

 

  • Në Sigurimet e JETËS, duke zotëruar 45.50% të tregut

 

  • Në Sigurimet e JO JETËS, duke zotëruar 28.17% të tregut

 

  • Në Sigurimet e Detyrueshme, duke zotëruar 21.21% të tregut

 

  • Në Sigurimet Vullnetare, duke zotëruar 37.84% të tregut

 

  • Në Sigurimet Motorike, duke zotëruar 21.38% të tregut

 

  • Në Sigurimet e Pasurisë, duke zotëruar 46.98% të tregut

 

  • Në Sigurimin “Aksidente dhe Shëndet”, duke zotëruar 44.45% të tregut

 

  • Në Sigurimin Privat të Shëndetit, duke zotëruar 42,31% të tregut.

 

Nëse do bënim një përllogaritje të sigurimeve të Jetës dhe Jo-Jetës së bashku, SIGAL UNIQA Group Austria rezulton të ketë 30% të tregut ku operojnë 12 kompani (8 në Sigurimet e Jo-Jetës, 4 në Sigurimet e Jetës)

Të gjitha këto shifra, të publikuara nga AMF, tregojnë edhe një herë besimin që qytetarët kanë te SIGAL UNIQA Group Austria si një kompani me standarte tërërisht europiane dhe që bën diferencën në treg falë edhe produkteve novatore që lançon çdo vit.

SIGAL UNIQA ishte kompania e sigurimit që solli për herë të parë në Shqipëri Sigurimin Privat të Shëndetit ndërsa sot ofron produkte dhe shërbime inovatore për vendin dhe jo vetëm siç janë “TeleShëndet”, “Jetë Plus”, “SIGAL UNIQA AutoSOS” apo “Sigurimi nga Kanceri”.

E themeluar në shkurt 1999 dhe pjesë e “UNIQA Insurance Group” prej vitit 2007, SIGAL UNIQA Group Austria ka ditur të jetë gjithmonë pranë klientëve përmes produkteve të sigurimit novatore dhe unike për tregun shqiptar dhe rajonal duke ofruar për mbi 1 milion klientët e saj në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut siguri, mbrojtje dhe komoditet maksimal.

Të përkushtuar dhe me profesionalizëm, mbi 2100 punonjës dhe agjentë të SIGAL UNIQA shërbejnë me profesionalizëm në mbi 1200 zyra në 3 shtete, me standarte tërësisht europiane.

Ndaj, shqiptarët dhe jo vetëm, vazhdojnë ti besojnë këtij emri jetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe pensionin privat.

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku

 

Web: www.sigal.com.al

E-mail: info@uniqa.al

WhatsApp: 068 606 2829

 

Advertisement