Connect with us

Bota

“S’kishte lidhje me gruan e tij”/ Flet vëllai i italianit që u vra nga Malaj

Vëllai i Massimo De Santis, italianit i cili u vra nga 43-vjeçari shqiptar Taulant Malaj, thotë se nuk vëllai i tij nuk kishte asnjë lidhje me Teftën, gruan e 43-vjeçarit.

‘Nuk kishte asnjë lidhje fare me vëllain tim, as nuk e takonte zonjën! As në lokal kur ajo erdhi me shoqet e saj për të ngrënë mëngjes, pasi i çoi fëmijët në shkollë, nuk janë parë! Massimo ishte ende enë gjumë, sepse ai bënte gjithçka në loka, nga pastiçeri e deri te sporteli., tha Gianluca De Santis, vëllai i 51-vjeçarit të vrarë.

Gianluca përjashton çdo lloj lidhjeje mes vëllait të tij dhe 39-vjeçares Tefta. “Massimo jetoi në atë godinë për 43 vjet me nënën tonë, e cila tani ishte 80 vjeç dhe e ve! Marrëdhëniet me atë familje – nënvizon ai – ishin të shkëlqyera, marrëdhënie normale mes fqinjëve, ata përshëndeteshin dhe respektonin njëri-tjetrin”. Edhe me Taulantin: “E pa dhe e përshëndeti, asnjëherë sherr, asgjë”, kujton Gianluca.

Advertisement