Connect with us

Pinknews

VIDEO/ ‘O Zot sa fallco’, Efi xheloze për Kiarën kur po performonte Luizi?

Luizi dhe Kiara kanë qenë në qendër të vëmendjes pas finales së “Big Brother VIP”, me fansat që i ndjekin ngado.

Vëmendje kanë marrë edhe në festat e organizuara pas spektaklit, siç ishte dhe ajo mbrëmjen e djeshme në “Cinco Cavalli club”.

Teksa ishte duke performuar në skenë, Luizi mori dhe Kiarën, me të cilën këndoi dhe këngën e bërë për të “Me ty”.

Por kjo nuk i ka pëlqyer aspak Efit, e cila mesa duket është bërë xheloze. Në një video që po qarkullon në rrjet, shihet se Kiara dhe Luizi janë duke qëndruar në skenë të dy, dhe këngëtari këndon ndërsa moderatorja i qëndron pranë. Në sfond dëgjohet zëri i Efit, e cila shprehet që të dalin dhe ish-banorët e tjerë në skenë, të rrinë kot si Kiara.

“E forta do jetë të dalim dhe ne në skenë të rrimë kot, ashtu ka dalë ajo, po rri kot atje”- dëgjohet të thotë Efi.

Ndërsa, në një video tjetër që po qarkullon në rrjet, zëri i Efit dëgjohet teksa thotë “sa fallco”, duke iu referuar Kiarës, e cila po i qëndronte pranë Luizit.

Mësa duket marrëdhënia mes treshes që dikur ishin shumë miq brenda shtëpisë së BVvip, nuk është më njësoj.

Advertisement