Connect with us

Pinknews

Luiz Ejlli publikoi videon falenderuese, fansat vënë re detajin që ai s’donte ta bënte publik

Luiz Ejlli publikoi dje një video ku falenderoi fansat për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë rrugëtimit të Big Brother VIP por fansat vunë re detajin që e nxirrte zbuluar. Ndonëse ai në një intervistë televizive s’donte të pranonte nëse kishte shkuar apo jo në shtëpinë e Kiarës. Pas tij shihen pikturat që ndodhen në shtëpinë e moderatores. Kaq është dashur që komentuesit të shprehen të lumtur që çifti është bashkë. Ndërsa një prej mikeshave të Kiarës i shkroi, “e njoh këtë murin”. Luizi dhe Kiara lidhën martesë ligjore të shtunën e kaluar, ndërkohë që publiku është gjithë sy e veshë për të parë vazhdimësinë e marrëdhënies së tyre.

Advertisement