Kronike
VIDEO: Momenti i arrestimit të Fredi Belerit
Ky është momenti i arrestimit të Fredi Belerit. Ai ndodhej në brendësi të restorantit të tij në Himarë kur u shoqërua ne polici. Siç duket edhe nga pamjet, Beleri po qëndron me disa persona në lokalin e tij në shëtitoren e Himarës kur efektivë të Policisë së Shtetit dhe agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, me urdhër të lëshuar nga SPAK i janë afruar dhe i kanë vendosur prangat atij dhe shoqëruesëve të Belerit. Fredi Belerin e kanë shoqëruar efektivë të SPAK, në drejtim të komisariatit, më pas ai u transferua në Vlorë.