Connect with us

Shkrime

I morën! E dinim…

Nga Andi Bushati

Një pjesë e vogël e makinerisë së manipulimit të këtyre zgjedhjeve do të zbardhet në ditët e ardhshme. Ne do të marim vesh se “provat” me të cilat i’u vunë prangat kandidatit minoritar të Himarës, policia nuk i fabrikoi dot ashtu siç duhet. Ne do të shikojmë videot që kanë filluar të qarkullojnë të rrjet, për trysninë që ushtruan patronazhistët në qendrat e votimit. Ne do do të kuptojmë “motivet rastësore” që bënë të pamundur identifikimin biometrik, në 10% të qendrave të votimit dhe që na zbuluan arsyet se pse u desh që ti vidheshin komisionerët opozitës. Por ama, pjesën më të madhe të asaj që ka ndodhur realisht nën rogoz, nuk do të jemi në gjendje ta zbulojmë kurrë. Në kushtet e një regjimi personal, ku asnjë institucion nuk funksionon dot në mënyrë të pavarur, gjëja më e vështirë që arrin të dalë në sipërfaqe është e vërteta.

E megjithatë, pavarësisht nga ajo që do të shohim apo nga ajo që do na ngelet mister përgjithmonë, 14 maji nuk përbën asnjë surprizë. Ai nuk prodhoi asgjë përtej asaj që dinim.

Edi Rama po shkon drejt numrit të bashkive që kishte paracaktuar të fitonte duke e mundur thellë opozitën reale të vendit. Dhe pikërisht tek kjo e dyta qëndron çelësi i dekriptimit të këtyre zgjedhjeve. Vërtet “Bashkë Fitojmë” humbi thellë, por në këtë garë elektorale ky koalicion, “i keq”, “i vjetër”, “non garata” quajeni po të doni, tregoi se përfaqëson të vetmen forcë numerike që i qëndron përballë regjimit. Ata konkuruan në të 61 bashkitë, rezistuan në pak prej tyre dhe ishin vite drite larg nga gjithë partitë e tjera.

Edhe këtë e dinim mund të thotë dikush. Po e vërtetë, ama me një ndryshim. Me atë se i gjithë sistemi ynë elektoral dhe trupa jonë gjyqësore, e pjellë nga reforma e shkërdhyer në drejtësi, u soll sikur ky realitet nuk ekzistonte. Gjykata e apelit i hoqi të drejtën opozitës për të garuar si e tillë. Kolegji zgjedhor e zhveshi atë nga garancitë që i takonin. KQZ-ja dhe KASI duke e privuar nga sigla, emri dhe flamuri, bashkë me to i zhvatën edhe komisionerët, numëruesit, financimin e kështu me radhë.

Po pse duhen sjellë sërish në vëmendje të gjitha këto edhe njëherë sot- mund të pyesë dikush? Për një arsye të thjeshtë. Sepse më në fund tani kemi provën se i gjithë sistemi ynë ka rënë. Sepse gjykatat dhe organet zgjedhore shkuan deri në absurd, duke vendosur që është pakicë, ajo pjesë e opozitës që të gjithë e dinim, por tani e faktuam, se është kundërshtarja e vërtetë e regjimit. Pra e tërë arkitektura e ngrehinës sonë zgjedhore, e skicuar mbi parimin e ekuilibrit midis dy të mëdhenjve është shembur. Balancimi që ekzistonte prej sëpaku dy dekadash, në bazë të të cilit ‘hajduti ruan hajdutin” është rrëzuar.

Edi Rama, herë duke joshur “opozitën atlantiste” me të cilën takohej skutave, herë duke përdorur si mashë Kimeten për ti bërë presion gjyqtarëve dhe herë duke vënë KASI-n e KQZ-në në funksion të propagandës së tij, se “demokratët nuk mund të votojnë për Like floririn”, arriti ta tjetërsojë krejtësisht sistemin.

Ai i’a doli të jetë, ashtu siç ëndërrojnë të gjithë dikatatorët, jo vetëm njëri nga sfidantët por edhe arbitri unik i ndeshjes.

Të gjitha shtrembërimet, devijimet dhe manipulimet, ato që do i shohim dhe ato që nuk do ti mësojmë dot kurrë e kanë gjenezën pikërisht këtu, tek zhveshja e opozitës nga roli që i takonte. Fakti që një pjesë e elektoratit demokrat mund të jetë demoralizuar për të dalë nga shtëpia, lidhet pikërisht me përçarjen e sponsorizuar nga lart. Fakti se patronazhistët livadhisnin si të donin brenda qendrave të votimit, lidhet me mungesen e numrit të duhur të komisionerëve. Fakti se në 10 përqind të vendit dështoi identifikimi biometrik, lidhet me zbehjen e rolit kontrollues të opozitës. Ka dhe shumë të tjera, por thelbi mbetet i njëjtë. Regullat e lojës të vendosura nga dy palë, këtë herë ishin vetëm në favor të njërës.

A mund të quhet, një garë e tillë e lirë, e ndershme dhe e barabartë? Gjithkush e di përgjigjen

Një pjesë e vogël e makinerisë së manipulimit të këtyre zgjedhjeve do të zbardhet në ditët e ardhshme. Ne do të marim vesh se “provat” me të cilat i’u vunë prangat kandidatit minoritar të Himarës, policia nuk i fabrikoi dot ashtu siç duhet. Ne do të shikojmë videot që kanë filluar të qarkullojnë të rrjet, për trysninë që ushtruan patronazhistët në qendrat e votimit. Ne do do të kuptojmë “motivet rastësore” që bënë të pamundur identifikimin biometrik, në 10% të qendrave të votimit dhe që na zbuluan arsyet se pse u desh që ti vidheshin komisionerët opozitës. Por ama, pjesën më të madhe të asaj që ka ndodhur realisht nën rogoz, nuk do të jemi në gjendje ta zbulojmë kurrë. Në kushtet e një regjimi personal, ku asnjë institucion nuk funksionon dot në mënyrë të pavarur, gjëja më e vështirë që arrin të dalë në sipërfaqe është e vërteta.

E megjithatë, pavarësisht nga ajo që do të shohim apo nga ajo që do na ngelet mister përgjithmonë, 14 maji nuk përbën asnjë surprizë. Ai nuk prodhoi asgjë përtej asaj që dinim.

Edi Rama po shkon drejt numrit të bashkive që kishte paracaktuar të fitonte duke e mundur thellë opozitën reale të vendit. Dhe pikërisht tek kjo e dyta qëndron çelësi i dekriptimit të këtyre zgjedhjeve. Vërtet “Bashkë Fitojmë” humbi thellë, por në këtë garë elektorale ky koalicion, “i keq”, “i vjetër”, “non garata” quajeni po të doni, tregoi se përfaqëson të vetmen forcë numerike që i qëndron përballë regjimit. Ata konkuruan në të 61 bashkitë, rezistuan në pak prej tyre dhe ishin vite drite larg nga gjithë partitë e tjera.

Edhe këtë e dinim mund të thotë dikush. Po e vërtetë, ama me një ndryshim. Me atë se i gjithë sistemi ynë elektoral dhe trupa jonë gjyqësore, e pjellë nga reforma e shkërdhyer në drejtësi, u soll sikur ky realitet nuk ekzistonte. Gjykata e apelit i hoqi të drejtën opozitës për të garuar si e tillë. Kolegji zgjedhor e zhveshi atë nga garancitë që i takonin. KQZ-ja dhe KASI duke e privuar nga sigla, emri dhe flamuri, bashkë me to i zhvatën edhe komisionerët, numëruesit, financimin e kështu me radhë.

Edi Rama, herë duke joshur “opozitën atlantiste” me të cilën takohej skutave, herë duke përdorur si mashë Kimeten për ti bërë presion gjyqtarëve dhe herë duke vënë KASI-n e KQZ-në në funksion të propagandës së tij, se “demokratët nuk mund të votojnë për Like floririn”, arriti ta tjetërsojë krejtësisht sistemin.

Ai i’a doli të jetë, ashtu siç ëndërrojnë të gjithë dikatatorët, jo vetëm njëri nga sfidantët por edhe arbitri unik i ndeshjes.

Të gjitha shtrembërimet, devijimet dhe manipulimet, ato që do i shohim dhe ato që nuk do ti mësojmë dot kurrë e kanë gjenezën pikërisht këtu, tek zhveshja e opozitës nga roli që i takonte. Fakti që një pjesë e elektoratit demokrat mund të jetë demoralizuar për të dalë nga shtëpia, lidhet pikërisht me përçarjen e sponsorizuar nga lart. Fakti se patronazhistët livadhisnin si të donin brenda qendrave të votimit, lidhet me mungesen e numrit të duhur të komisionerëve. Fakti se në 10 përqind të vendit dështoi identifikimi biometrik, lidhet me zbehjen e rolit kontrollues të opozitës. Ka dhe shumë të tjera, por thelbi mbetet i njëjtë. Regullat e lojës të vendosura nga dy palë, këtë herë ishin vetëm në favor të njërës.

A mund të quhet, një garë e tillë e lirë, e ndershme dhe e barabartë? Gjithkush e di përgjigjen.

Prandaj dhe rezultati nuk ishte suprizë. Kjo ishte një vrasje e paralajmëruar që kur u njohëm me vendimet e Apelit, KQZ-së, KAS-it dhe Kolegjit Zgjedhor. Të tjerat janë thjeshtë detaje

Advertisement