Aktualitet
Beleri, mish i grirë i Mitsotakis
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/05/beleri-6.jpg)
Gazetari Artur Bibe, ka treguar detaje të reja mbi situatën e Fredi Belerit dhe lidhjen me autoritetet greke.
Ai u shpreh se tashmë janë ulur disi tonet e Ministrisë së Jashtme greke, pasi ditën që zyrtarë grekë vizituan Belerin në burg, atyre iu treguan me video, provat e akuzave të ngritura ndaj Belerit.
“Beleri është bërë mish i grirë i qoftes së servirur në dy anët e kufirit. Është përdorur rasti i tij në mënyrën më ekstreme. Situata e Belerit u përdor edhe për të fituar vota. Thuhet se Dendiasit i janë treguar disa video, prandaj edhe janë ulur tonet.
Diplomatëve grekë i janë treguar informacione dhe video për akuzat e ngritura ndaj Belerit. Reagimi pas vendimit të gjykatës kundër Korrupsionit, ishte me tone më të buta dhe krah drejtësisë”, tha Bibe.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)