Aktualitet
EMRAT/ Ryshfet kundrejt punësimit në Drejtorinë e Burgjeve, lihen në burg dy zyrtarët
Gjykata e Posaçme ka lënë në masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për dy zyrtarët e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Agron Balla dhe Klodian Gjeci. Këto dy persona, u vunë në pranga ditë e martë pasi akuzohen për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm te personat që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim.
Balla dhe Gjeci do të vijojnë të hetohen në kushtet e arrestit me burg, pasi dyshohet se i morën para një personi për ta punësuar pranë strukturave në varësi të Drejtorisë së Burgjeve.
Sipas SPAK, Balla dhe Gjeci kanë kërkuar dhe kanë marrë përfitime materiale të padrejta, në formën e shumave monetare, me qëllim për të ushtruar ndikim të paligjshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.