Connect with us

Aktualitet

Pacienti dhunon mjekët, arratiset nga shërbimi i psikiatrisë

Një pacient i cili trajtohej me probleme të shëndetit mendor në shërbimin e psikiatrisë në QSUT është larguar duke përdorur dhunë ndaj mjekëve, nga ambientet e spitalit.

Burime të Top Channel thonë se shtetasi M. S. paraditen e kësaj të diele, pasi ka shtyrë mjekët e i ka dhunuar ata, ka hapur derën me forcë dhe është larguar pa u pikasur nga roja i spitalit. Pacienti ka marrë me vete edhe drynin me të cilin ishte mbyllur dera.

Rasti menjëherë është denoncuar dhe policia është vënë në ndjekje të tij.

Por ky nuk është rasti i parë dhe as i fundit kur një mjek dhunohet gjatë ofrimit të shërbimit shëndetësor në spitalet e Qendrës Spitalore Univeristare. Për më tepër rastet e dhunës në shërbimin e psikiatrisë janë të shpeshta për shkak dhe të specifikës së diagnozës që paraqet çdo pacient që shkon për të marrë kujdes shëndetësor në këtë shërbim.

Përveç rritjes së pagave dhe kushteve të punës, siguria në punë është një tjetër kërkesë e mjekëve ndaj institucioneve që duhet tua garantojnë aq më tepër në një shërbim psikiatrie.

Advertisement