Lifestyle
Arsyet pse duhet të konsumoni një lugë vaj ulliri çdo mëngjes
Vaji i ullirit nuk përdoret vetëm në kuzhinë, por edhe në mjekësi, farmaci apo për higjienën personale
Ajo çka e bën vajin e ullirit një super ushqim është niveli i lartë i yndyrave mono të pangopura, sidomos acidit oleik dhe antioksidues të ndryshëm.
Për shkak të përfitimeve të shumta që i sjell shëndetit, vaji i ullirit është quajtur ndryshe “mrekullia mesdhetare”.
Nëse do të konsumoni një lugë çaji vaj ulliri çdo mëngjes, ju do të parandaloni këto sëmundje:
Sëmundjen e dementias
Një nga shkaktarët e sëmundjes së alcejmerit është rritja e akumulimit të amino acideve në tru. Një grup ekspertësh në Universitetin e Luizianës kanë zbuluar se një përbërje fenolike e quajtur “oleocanthal”, që gjendet tek vaji i ullirit ekstra i virgjër, ka fuqinë të kontrollojë nivelin e këtyre amino acideve dhe t’i spastrojë ato.
Parandalon kancerin
Vetitë e vajit të ullirit ekstra të virgjër janë të mirë për luftën kundër llojeve të ndryshme të kancerit. Dy llojet e kancerit që janë testuar më shpesh lidhen me sistemin e tretjes dhe kancerin e gjirit.
Vaji i ullirit është i pasur me acid oleik që parandalon formimin e qelizave kancerogjene, dhe me antioksidues fenolikë, të cilët kanë veti kundër kancerit.
Ul nivelin e sheqerit në gjak
Konsumimi i vaj të ullirit ekstra të virgjër nga pacientët që vuajnë nga diabeti i tipit 2 i ndihmon ata në uljen e nivelit të sheqerit në gjak, si dhe ndihmon në rregullimin e tensionit të gjakut.