Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Mediat e Kosovës: Lirohen 3 policët…U rrëmbyen nga forcat speciale serbe

Tre policët që u kidnapuan në veri janë liruar sot, mëson Gazeta Express. Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, u rrëmbyen më 14 qershor brenda territorit të Kosovës.

Rrëmbimi i tre policëve kishte rritur edhe më shumë tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

Qeveria e Kosovës ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre policëve duke thënë se ata janë rrëmbyer thellë brenda territorit të Kosovë dhe se Serbia ka kryer agresion ndaj vendit.

Lajmi do të përditësohet..

Behgjet Pacolli ka reaguar për lirimin e 3 policëve të Kosovës që u rrëmbyen nga forcat speciale serbe 12 ditë më parë

“Më në fund lirohen policët që u rrëmbyen në veri.”- shkruan Pacolli.

 

Advertisement