Kosova
Kurti, provokativ dhe antiamerikan/ Flet ish emisari Richard Grenell
I dërguari special i ish-presidentit Donald Trump në Ballkan, Richard Grenell është shprehur se, me sjelljet e tij, kryeministri I Kosoves bëri bashkë për herë të parë, demokratë e republikanë në senatin e SHBA-së dhe deklaroi se Albin Kurti ka qenë shumë kundër amerikan. Ka hedhur poshtë çdo ide amerikane që i është përcjellë, ka hedhur poshtë marrëveshjen e Brukselit, ka hedhur poshtë praktikisht gjithçka.
“Nuk mendoj se është tepër për amerikanët, si demokratë dhe republikanë që të mblidhen dhe të jenë të qartë duke i dënuar veprimet e kryeministrit Kurti” – theksoi ish emisari, teksa dhe u shpreh: Nuk duhet të kemi një udhëheqës kosovarë që të jetë kaq provokativ, i njëanshëm dhe të injorojë paralajmërimet amerikane.