Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Rama: Nga e hëna, Kadastra kthehet në ‘makineri digjitale’

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se duke filluar nga e hëna e 3 korrikut Kadastra do të kthehet në ‘makineri digjitale’. Ai u bëri thirrje që të gjithë qytetarët mos të paraqiten fizikisht në zyrat e institucionit pasi nuk do të kenë askënd që mund t’ju ofrojë zgjidhje. Duke marrë shembull, Rama tha se një punonjësi të Kadastrës, do të veprojë në bazë të algoritmit të sistemit dhe të rasteve që do t’i vijjnë për t’u trajtuar nga rrethe të ndryshme të vendit.

“Nga e hëna e 3 korrikut, kadastra do jetë makineri digjitale. Punonjësit aty brenda një pjesë e të cilëve kanë kërkuar të largohen se nuk kanë mundësi të bëjnë gjë tjetër se punën e kanë vetëm para kompjuterit, nuk kanë gjë në dorë. Nga e hëna 3 korrik punonjësi i kadastrës në Shkodër do ketë para në kompjuter si t’ja nxjerrë algoritmi rastin e një prone në Delvinë. Qytetarëve u bëj thirrje të mos shkojnë më në Kadastër se nuk i pret më askush. Kadastra është një dritare përmes e-Albania. Aty bëhen aplikimet, aty merren përgjigjiet, aty vjen dokumenti me nënshkrimin elektronik i patjetërsueshëm”-tha Rama.

Rama: Nuk e kemi transformuar dot Kadastrën, nuk e ndryshuam dot sistemin e marrjes së titullit të pronësisë

1688116632_rama.jpg

Kryeministri Edi Rama po prezanton reformën për Kadastrën. Rama tha se nuk kanë mundur ta transformojnë Kadastrën ndonëse kanë pasur shumë kohë. Kreu i qeverisë thekson se kanë bërë shumë përpjekje për ta ndryshuar sistemin e marrjes së titullit të pronësisë, por ende nuk ka pasur rezultat.

“Arsyeja pse dëshirova ta bëjë këtë takim të hapur duke ftuar disa ministra, deputetë, kryetarë bashkisë është për të thënë disa të vërteta të rëndësishme të cilat janë të vërtetat e shumë njerëzve që në gjithë këtë periudhë, edhe pse kemi bërë shumë përpjekje për ta ndryshuar sistemin e marrjes së titullit të pronësisë, kanë hasur me situata dhe procese absurde deri në dhimbje. E vërteta e parë është se ne nuk kemi arritur edhe pse e kemi pasur një kohë të gjatë në dispozicion që ta transformojmë Kadastrën në atë që është në të vërtetë”, tha Rama.

Rama u thotë në sy, ministrave, deputetëve  e kryebashkiakëve: Ju keni penguar punën në Kadastër, e keni kthyer në fole qokash

1688117365_rama.jpg

Kryeministri Edi Rama ua ka thënë në sy sot ministrave, deputetëve dhe kryebashkiakëve se ata kanë penguar punën dhe transformimin e Kadastrës, duke e kthyer në një fole qokash.

“Kadastra është bankë, është njësoj si banka qendrore e Shqipërisë njësoj si një bankë e nivelit të dytë ku mbahen kursimet e qytetarëve, ku garantohen ndërveprimet e tyre me paranë dhe si çdo bankë kadastra nuk është një fole për qoka, për të gjithfarë lloj njerëzish që nuk kanë asnjë lidhje me atë. Kadastra është penguar në mënyrë të vazhdueshme nga ju, deputetët, ministra, kryetarë bashkisë. Për të vazhduar më tutje me të gjithë ata që kanë sado pak pushtet, që i kanë dhënë vetes të drejtën të interferojnë me kadastrën për të gjitha llojet e nevojave, që nga influenca për emërimet e drejtuesve të kadastrës, influencë deri në imponim, tek influenca për punonjës në Kadastër deri në imponim, tek influenca për mbështetje për njërin apo tjetrin deri në imponim, duke e penguar kadastrën që të bëhet ajo që duhet të jetë. Banka e sigurt e pronës së patundshme të pronës së shqiptarëve”, tha Rama.

Advertisement