Lifestyle
Disa mënyra për ta përmirësuar gjumin
Një në pesë të rritur në Britani të Madhe nuk pushojnë aq sa kanë nevojë.
E nëse jeni një prej tyre, atëherë ka disa mënyra me të cilat ju përmirësohet gjumi, shkruan Guardian.
Dija është fuqi. Pra ju duhet ta keni kuptuar se nuk flini aq sa kërkohet dhe kjo mund të ju shkaktojë telashe në shëndet, si depresion dhe obezitet. Nëse nuk flini aq sa duhet atëherë trupi juaj nuk ka rimarr veten.
Por gjumi përmirësohet, duke bërë një orar të caktuar kur shtriheni dhe zgjidheni. Nuk duhet që pas drekës, ose para darke të bëni qoftë edhe 10 minuta gjumë, pasi që ato mund të jenë përcaktues për gjumin gjatë natës.
Gjithashtu edhe pirja pa kontroll nuk iu lë të flini. Shmangeni poashtu çfarëdo drite në dhomë.
Për gjumë të mirë, bëni aktivitet fizik dhe rregullojeni vendin ku flini në mbrëmje – jastëkët, shtratin dhe keni kujdes me temperaturën e dhomës.