Connect with us

Aktualitet

Alma fut në kurth dhe dy italianët, padia: Na kërkoi para, bëri video

Me sa duket seks skandali në zyrën e ish-kryebashkiakut kuksian nuk është e vetmja video që Alma Kaçi ka realizuar.

Ajo ka përdorur të njëjtën skemë edhe me dy shtetas italianë, të cilëve u ka marrë një shumë prej 10 mijë eurosh për t’i përdorur për strehimin e kafshëve.

Referuar proceverbalit të mbajtur më 6 korrik të vitit të kaluar në policinë e Durrësit, Alma Kaçi ka dhënë sqarime në lidhje me pretendimin e shtetasve italianë Pietro Cerri dhe Eugenoi Colombo se ajo iu ka marrë shumat e parave dhe nuk ua ka kthyer, sipas abc.

Kaçi pretendon se është njohur me italianët nga një vajzë, pasi njëri prej tyre donte të adaptonte një qen pasi ajo ishte animaliste.

Por në deklarim thuhet se, Kaçi pretendon se shtetasi Eugenio Colombo ishte pedofil dhe për këtë filloi të investigonte.

Në të njëjtën kohë ajo i ka marrë një shumë prej 3 mijë euro Colombos, për të blerë një sipërfaqe toke, por këtë shumë nuk ia ka kthyer.

40-vjeçarja thotë se pasi Colombo i dha paratë, i kërkoi në këmbim marëdhenie seksuale, por ajo e rrefuzoi.

Për shtetasin tjetër Pietro Cerri, Kaçi tha se i ka dhuruar 50 euro për qendrën e qenëve që ajo ka. Ajo pranon se ka patur edhe lidhje me të, madje ka qëndruar 2 ditë në banesën e tij në Milano, por gjithçka ka qenë për invetigimin që ajo po kryente.

Kaçi pretendon se ka përfunduar studimet për inferimeri, shkenca politike e mardhënie ndërkombëtare dhe në të njëjtën kohë ka kryer një kurs për gazetari investigative në Tiranë. Në fund dy shtetasit italianë e kanë kallëzuar Kaçin për mashtrim në prokurorinë e Durrësit, e cila e ka çuar çështjen n ç Gjykatë.

Kjo ngjarje shton dyshime të reja për Alma Kaçin, e cila ka përdorur çdo mjet për të mashtruar të huaj, biznesmenë dhe politikanë.

Në rast se Kaçi shpallet fajtore për akuzën e mashtrimit rrezikon deri në 5 vite burg./albeu.com

Advertisement