Kosova
NATO refuzon Albin Kurtin: Partner jo i besueshëm
NATO i kthen përgjigje Albin Kurtit i cili kërkoi më herët përfshirjen e Forcave të Kosovës në partneritet për paqe. Zëvendësekretari i përgjithshëm, Thomas Goffus, thotë se qeveria Kurti nuk është treguar partner politik i besueshëm, në kundërshtim me aspiratat Perëndimore të popullit Kosovar. Veprimet e saj kanë vënë në rrezik jetën dhe sigurinë e ushtarëve të KFOR, thotë numri dy i NATO-s.
Deklarata e plotë:
Jam këtu në Prishtinë për të theksuar përkushtimin e palëkundur të NATO-s për një rajon paqësor dhe stabil të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor.
Pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga NATO dhe komuniteti më i gjerë ndërkombëtar si për Beogradin ashtu edhe për Prishtinën, ne nuk kemi parë asnjë përparim drejt de-përshkallëzimit. Kjo rrezikon sigurinë e të gjithë njerëzve në Kosovë, si dhe atë të personelit të NATO-s.
Është urgjente që si Prishtina ashtu edhe Beogradi të ndërmarrin hapa të menjëhershëm drejt de-përshkallëzimit, në përputhje me planin trepikësh të BE-së. Është gjithashtu thelbësore që të dyja palët të koordinojnë siç duhet veprimet në terren dhe të respektojnë marrëveshjet ekzistuese.
Bashkëpunimi në kohë dhe kuptimplotë është i një rëndësie kyçe, siç e kam theksuar edhe në takimet e mia të sotme. Bashkëpunimi efektiv është mënyra se si Kosova demonstron se mund të jetë një partner efektiv i sigurisë për NATO-n. Fatkeqësisht, ne kemi parë një rënie në koordinimin tonë praktik dhe politik. Kjo bie ndesh me aspiratat euroatlantike të popullit kosovar. Unë gjithashtu kam ndarë pritshmërinë time më të fortë se të gjitha marrëveshjet me NATO-n do të respektohen dhe zbatohen. Kjo është thelbësore për të siguruar që bashkëpunimi i fortë ndërmjet NATO-s dhe institucioneve në Kosovë të mos prishet.
Misioni ynë i KFOR-it vazhdon të ofrojë një mjedis të sigurt në Kosovë në përputhje me mandatin tonë, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999. Unë vizitova paqeruajtësit tanë në veri – duke përfshirë batalionin rezervë operacional të dislokuar në fillim të këtij muaji si rezultat për shqetësimet e shtuara të NATO-s për sigurinë dhe stabilitetin.
Ushtarët e KFOR-it po bëjnë një punë të jashtëzakonshme. Ata do të vazhdojnë të ndërmarrin të gjithë hapat e nevojshëm për të zbatuar mandatin e tyre në mënyrë të paanshme. Dhe ata mbeten të gatshëm të ndërhyjnë nëse situata e kërkon.
Është kritike që Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të zbatojnë sa më shpejt dhe në tërësi Marrëveshjen Themelore dhe Aneksin e Zbatimit të saj të rënë dakord në Ohër
Ky është një moment kritik për sigurinë në kontinentin tonë. Rusia ka rikthyer luftën në Evropë me pushtimin e saj të paligjshëm të Ukrainës. Populli i Kosovës dhe i gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor e di shumë mirë koston e tmerrshme të luftës. Askush nuk duhet të rrezikojë një tjetër konflikt në Evropë që do të minonte paqen dhe stabilitetin e fituar me një sakrificë të tillë.