Connect with us

Bota

Clinton për ‘Financial Times’: Radikalët serbë po paralizojnë përparimin e rajonit

Gazeta prestigjoze “Financial Times” i ka kushtuar një artikull situatës së tensionuar në Veri të Kosovës dhe konstaton se “serbët e linjës radikale janë rikthyer”.

Media ka intervistuar edhe ish-presidentin Klinton, i cili ishte më 4 korrik në Tiranë dhe ka marrë prej tij një mesazh të shkurtër për situatën në Kosovë.

Ai i ka thënë “Financial Times” se “serbët e linjës së ashpër po paralizojnë përparimin në rajonin e Ballkanit”.

“Është keq për demokracinë afatshkurtër dhe jetën e përditshme të njerëzve atje”, ka thënë Klinton teksa dhe ka theksuar se “Dhuna e radikalëve po i mban vendet jo vetëm në një ngërç, por i fton të gjithë të zhgënjehen gjithnjë e më shumë dhe të bëjnë gjëra vetëshkatërruese.”

Në artikull shkruhet gjithashtu se nacionalistët serbë po rikthehen në veri të Kosovës pas rritjes së pakënaqësisë me liderët në Prishtinë dhe Beograd – potencialisht duke minuar bisedimet diplomatike dhe duke rritur rreziqet e sigurisë në Ballkanin perëndimor.

“Serbët e Kosovës po e shohin si të paaftë Vuçiçin dhe partinë politike të mbështetur nga Beogradi, Listën Serbe – si të paaftë për t’i mbrojtur interesat e tyre.” – thuhet në shkrimin e “Financial Times”

 

Advertisement

TRENDING