Lifestyle
Përdorimi i muzikës si ndihmë për gjumë
Pjesëmarrësit në një studim raportuan se muzika i ndihmon ata të bien në gjumë dhe të heqin stimuj të brendshëm dhe të jashtëm që pengojnë zakonet e gjumit.
Çrregullimet e gjumit janë ndryshime dhe rrisin rrezikun e problemeve shëndetësore dhe mund të ndikojnë në cilësinë e jetës së përditshme të një personi.
Simptomat e çrregullimeve të gjumit përfshijnë vështirësi në rënien në gjumë, përgjumje gjatë ditës dhe lëvizjen e tepruar gjatë gjumit.
Çrregullime të tjera, më pak të zakonshme përfshijnë apnea e gjumit (modelet e parregullta të frymëmarrjes gjatë gjumit), sindromat e këmbëve të shqetësuara dhe (narcolepsy) që do të thotë fjetja në çdo kohë, shpesh pa paralajmërim.
Disa njerëz mund të përjetojnë pagjumësi gjatë periudhave të stresit të tepërt, por kjo mund të shfaqet pa ndonjë arsye të dukshme dhe mund të bëhet kronike nëse nuk trajtohet.
Sipas një sondazhi të Fondacionit Kombëtar të Gjumit (NSF), më shumë se gjysma e pjesëmarrësve përjetuan çrregullime të gjumit.
Shumë njerëz përdorin ilaçe për të trajtuar pagjumësinë, por disa ilaçe mund të kenë efekte anësore ndërkohë që metodat natyrore, si muzika dhe meditimi nuk kanë gjasa të shkaktojnë ndonjë dëm serioz.
Trahan i Universitetit të Sheffield, në Mbretërinë e Bashkuar dhe kolegët e tij, hulumtuan përdorimin e muzikës si një ndihmë për gjumë, duke përdorur një studim online që është i pari mbi këtë temë.
Më shumë se 60 për qind e 651 pjesëmarrësve raportuan se ata dëgjonin muzikë që të binte në gjumë. Ata përmendën 14 zhanre muzikore të përbërë nga 545 artistë.
Njerëzit të cilët nuk kanë përjetuar çrregullime të gjumit gjithashtu thanë se ata përdorin muzikë për të përmirësuar cilësinë e gjumit. Rezultatet treguan gjithashtu se të rinjtë kanë më shumë gjasa të përdorin muzikën si ndihmë për gjumë.
“Studimi më i madh i përdorimit të përditshëm të muzikës për gjumë zbulon rrugë të shumëfishta për efekt që shkojnë përtej relaksimit, përfshirë maskimin auditor, zakonin, pasionin për muzikën dhe zbehjen mendore” thanë autorët.