Politike
E FUNDIT/ Mbërrin në SPAK zv.kryetari i bashkisë Kukës
Zëvendëskryetari i Bashkisë së Kukësit, Granit Gjana është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Mësohet se Gjana do të pyetet lidhur me çështjen e ish-kreut të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.
Kujtojmë se rreth dy muaj më parë Gjici u përshi në një skandal, pas videoseksuale në zyrën e Bashkisë, e publikuar në rrjete sociale.